Ad
Saimirin donin ta dënonin sipas sentencës së shenjtë shqiptare

Saimirin donin ta dënonin sipas sentencës së shenjtë shqiptare

Ad

Nga Edmond Bejtaj

Saimirin donin ta dënonin sipas sentencës së shenjtë shqiptare që thotë se kali që kapet shin gjithë lëmin (kjo fjali duhet stsmpuar mbi kapakun e Kodit Penal Shqiptar, në mënyrë qe përdoruesit e tij të mos lodhen duke e shfletuar kot) , ndërsa ai u mbrojt siç mbrohem unë kur policia më ndalon ndërsa jam duke ecur mbi limit në autostradë, pra kur polici më vjen tek dritarja dhe kërkon – Përshendetje zotëri dokumentat ju lutem !, unë ashtu i lidhur si rosto siç jam e pyes – Përshëndetje zotëri, ka ndonjë problem ?!, – ai vazhdon – Ishit me shpejtësi zotëri…, – dhe unë – Po ata që kaluan para meje pse nuk i ndalove apo ke ndonjë gjë me mua ti !?, – dhe këtu ai m’i mbërthen sytë te koka e rruajtur e pastaj i zbret te mjekra duke menduar – T’i ketë prej vërteti ky këto apo shtiret ?!, – dhe une nuk ja heq sytë – Ore mos u lodh kot se të vërteta i kam…- pastaj ai pyet – Ore të kam parë në ndonjë vend unë ty ?!, – dhe mua më vjen goja – Ore as bëhet llaf që më ke parë…, – ai tërhiqet, unë vërsulem – Na këtë kafen tani se kemi punë, na pret shefi…, – ai shikon rrotull dhe uron – Ymër shef !

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *