Ad
“S’ iki nga Shqipëria”, ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit: Do të mbledh 10 mijë njerëz të bëjnë grevë urie për ringritjen e demokracisë!

“S’ iki nga Shqipëria”, ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit: Do të mbledh 10 mijë njerëz të bëjnë grevë urie për ringritjen e demokracisë!

Ad

Ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari ka deklaruar se do të bëjë thirrje për mbledhjen e 10 mijë personave në grevë urie me qëllim ringritjen e demokracisë në vend.

Teksa ishte i ftuar në “Repolitix”, ai tha se nuk mund të vazhdohet në këto kushte. Apelit të tij I është bashkuar edhe Neritan Ceka, I cili tha se “Nëse zoti Hajdari futet i pari unë jam i dyti”.

“Unë do të mbledh 10 mijë njerëz në Shqipëri dhe do të bëjnë grevë urie për ringritjen e demokracisë. Nuk është e vështirë që të bëhet. Unë do të bëj thirrje, që ta shpëtojmë këtë vend.

Unë nuk iki nga Shqipëria. Unë në këto kushte nuk rri dot. Pra do të thotë se 4-5 mijë burra idealiste për ringritjen e demokracisë, po na lanë me vdekur mirë, por besoj nuk do të na lërë njeri” tha Hajdari.

“Nëse zoti Hajdari futet i pari unë jam i dyti. Të bëhet një listë me 10 kërkesa dhe nëse nuk pranohet të futemi në grevë”, tha më tej Neritan Ceka./tpz

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *