Ad
Resorti “Vila Golden” në Shijak është sekuestruar edhe në 2015 nga Krimet e Rënda

Resorti “Vila Golden” në Shijak është sekuestruar edhe në 2015 nga Krimet e Rënda

Ad

Restorti “Vila Golden” në Shijak, i cili u sekuestrua një ditë më parë nga operacionit “Forca e Ligjit” është sekuestruar edhe në vitin 2015 nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Në njoftimin e prokurorisë në atë kohë thuhet: “Prokuroria për Krime të Rënda, në kuadër të letër porosisë së autoriteteve italiane, sekuestruan kompleksin tregtar “Golden” me sipërfaqe 10 mijë m2, si edhe disa pasuri të tjera të paluajtshme me sipërfaqe totale rreth 500 m2, ne emër të vëllezërve Altin dhe Emirjan Hajri, të akuzuar si drejtues të një rrjeti trafiku lëndësh narkotike”.

Vila ku u mbajt peng Jan Prenga u sekuestrua diten e djeshme nga operacioni Forca e Ligjit.

Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, objekti kalon në administrim të Agjencisë së Administrimit të Aseteve, e cila në bazë të Ligjit Special është vendosur nën varësinë e Ministrisë së Brendshme.

Altin Hajri është dënuar me burg nga autoritet italiane të drejtësisë, me urdhër arrestin e datës 15 gusht 2015, për veprën  penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *