Ad
Rebelimi i vitit 1997 i njohur ndryshe edhe si Kriza piramidale apo Anarkia në Shqipëri protestat e para – (Pjesa e dytë)

Rebelimi i vitit 1997 i njohur ndryshe edhe si Kriza piramidale apo Anarkia në Shqipëri protestat e para – (Pjesa e dytë)

Ad

Protesta e parë që u zhvillua për zgjidhjen e krizës ishte ajo e 16 janarit në Vlorë. Më 19 janar zhvillohet në Tiranë një protestë e kreditorëve të Sudes. Më 24 janar fillon “de fakto” rebelimi. Me mijëra banorë të Lushnjes, shpartallojnë forcat e policisë dhe djegin bashkinë e qytetit bashkë me kinemanë.

Një ditë më vonë, më 25 janar, Tritan Shehu, kryetar i PD, shkon në Lushnje për të zgjidhur situatën. Në të kundërt ai mbahet për disa orë peng në stadiumin e qytetit. Ndërhyrja e FRPD së qytetit, shpëtoi vendin nga një atentat me pasoja të rënda. Ndërkohë gjatë paradites në qytet janë plaçkitur, shkatërruar dhe djegur çdo institucion në qytet. Më 26 janar digjet bashkia e Vlorës kurse më 27 janar digjet bashkia e Peshkopisë. Më 30 janar formohet Forumi për Demokraci nga partitë e opozitës.

Ky forum do të udhëheqë protestat deri në formimin e Komiteteve të Shpëtimit Publik. Protestat në fillim ishin ekonomike, por më pas ato u drejtuan kundër qeverisë e kundër presidentit Berisha, sidomos në qytetin e Vlorës. Më 4 shkurt fillon shpërndarja e një pjese të parave të humbura. Shpërndarja e tyre në sportelet e Bankës Kombëtare Tregtare, e zotëruar nga shteti, krijoi efektin domino, pasi njerëzit filluan të besonin se paratë i kishte vjedhur qeveria.

Më 5 shkurt falimenton Gjallica, kurse më 6 shkurt rifillojnë protestat e dhunshme në Vlorë. Më 9 shkurt në Vlorë, sulmohet Komisariat i Policisë, kurse një ditë më vonë, po në Vlorë, 50 efektivë të forcave speciale sulmohen dhe shpartallohen barbarisht. Pamjet e dorëzimit të tyre të transmetuara nga EuroNews dërrmojnë autoritetin e shtetit. Ditët në vazhdim do të jenë ditë të frikshme për Vlorën. Bashkia e djegur, dhe e ridjegur funksionon deri në orën 12:00, pasi më vonë nisin protestat.

Qarkullimi i lirë i njerëzve bëhet i vështirë. Dyqanet mbyllen herët, kurse i vetmi autoritet shtetëror i mbetur në këmbë është SHIK. E vështirë mbetet gjendja edhe në qytetet përreth Vlorës, ku çdo ditë zhvillohen protesta masive ku shquhen Fieri dhe Tepelena.( vazhdon)

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *