Ad
Rama: SPAK-u do thërrasë gjyqtarët që nuk justifikuan pasurinë

Rama: SPAK-u do thërrasë gjyqtarët që nuk justifikuan pasurinë

Ad

Në konferencën me Presidentin e PE-së, kryeministri Rama teksa komentoi nisjen e ligjit special anti KCK-së tha se gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që nuk kanë justifikuar pasurinë para vettingut do të thirren nga SPAK-u dhe të përgjigjen si e kanë vendosur.

Puna jonë vijon sikur të ishin hapur negociatat sepse na e kërkon domosodshmëria për ta kthyer vendin në shtet me standardet e BE-së. Qoftë vettingu qoftë kjo janë dardha që e ka bishtin mbrapa, nuk mbaron me kaq. SPAK-u do të thërrasë ata që janë përjashtuar se nuk justifikojnë pasurinë.

Po kështu rasti i paketës, nëse ata që nuk do të vërtetojnë pasurinë jo vetëm që do ta humbasin, por do të hetohen për pastrim parash. Përpara nuk bëhej se nuk e kishim SPAK-un, nuk mund të dërgonim dosjet atyre të KCK-së, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, që janë për të ikur, sikur është rasti i fundit, apo ka pasur raste flagrante. Tani kemi mekanizmin e parë” tha Rama.

Presidenti i PE, David Sasoli gjatë fjalë së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama ka prekur edhe temën e tërmetit ku ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të mbështesë Shqipërinë me materiale megjithëse nuk mund të shëroj dot plagët e shkaktuar nga tërmeti.

“Duhet një fazë e re për tërmetin. Duhet të kemi fonde të mjaftueshme për të rregulluar territoret e prekura nga tërmeti. Do të jetë e vështirë për të shëruar plagët e njerëzve, por do të kemi të ardhura materiale besoj. duhet të kemi vëmendjen ndaj Shqipërisë. Jo vetëm sepse është në detin Adriatik, por është në zemrën e Ballkanit Perëndimor. U ndjeva shumë i kënaqur.” tha Sassoli.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *