Ad
Rama: Nuk ikim pa futur Shqipërinë në BE

Rama: Nuk ikim pa futur Shqipërinë në BE

Ad

Kryeministri Rama është i bindur, Partia Socialiste do të jetë në pushtet kur Shqipëria të integrohet në Bashkimin Europian.

“Nuk e dimë se kur do futet Shqipëria në BE por unë e di që deri kur të ndodhë PS do jetë këtu dhe do jetë shumicë”.

I bindur se PS do të fitojë zgjedhjet edhe në vitin 2021, Rama tha se opozita ka kohë të përgatitet deri në zgjedhjet e përgjithshme të ardhshme.

“Duam t’i mundim në 2021 me rregulla të dakordësuara bashkërisht. Kanë kohën të reflektojnë. Deri në 2021 kanë kohën të organizohen, të përmirësojnë dhe selfiet nga vetura dhe në momentin e përballjes elektorale të shohim se çfarë mendon populli shqiptar. Duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë proces dhe me bindjen se do vazhdojmë më këmbëngulje pavarësisht rezultatit në qershor, kam bindjen se ata që nuk i duan negociatat dhe mendojnë se me mbylljen e negociatave do marrin pushtetin, do zhgënjehen thellë sepse jemi ne që do i hapim negociatat dhe do e fusim Shqipërinë në BE. Nuk e dimë se kur do futet Shqipëria në BE por unë e di që deri kur të ndodhë PS do jetë këtu dhe do jetë shumicë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *