Ad
Rama njofton ofensivën ndaj krimit të organizuar: Koha që të provojnë që pasuria e tyre nuk buron nga krimi, do vëmë me shpatulla pas murit çdo anëtar të KÇK-së (VD)

Rama njofton ofensivën ndaj krimit të organizuar: Koha që të provojnë që pasuria e tyre nuk buron nga krimi, do vëmë me shpatulla pas murit çdo anëtar të KÇK-së (VD)

Ad

Rama ka deklaruar se gjatë vitit 2020 do të vihen me shpatulla pas murit çdo anëtar të KÇK-së.

Tiranë- Kryeministri i Edi Rama në fjalën e tij në ceremoninë për 107 vjetorin e krijmit të Policisë së Shtetit, u shpreh se viti 2020 është përcaktuar si vit kyç për të vënë në jetë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar. Ai u shprej i bindur se do të vihet me shpatulla pas murit çdo anëtari i KÇK-së. Kryeministri theksoi se ka ardhur koha të provohet se kush nuk justifikon pasurinë, ta dorëzojë atë.

“Po kolaudojmë paketën ligjore me SHBA dhe BE dhe në vijim do ta kthejnë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar duke zhvilluar një aktivitet agresiv në terren të policisë së shtetit ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, akuzuar por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KCK dhe ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë, dhe paralelisht do vëmë me shpatulla pas murit të cdo anëtari të KCK në prokuroria e gjykatë që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin”,u shpreh Rama.

LEXO EDHE TË SHKRIM INTERESANT SE ÇFARË NDODHI DITËN KUR U ZHVARROS ENVER HOXHA NGA SALI BERISHA DUKE KLIKUAR KËTU.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *