Ad
Rama i prerë me ndërtuesit në Durrës: Me supervizor nga shteti mbi kokë, do rindërtoni një më një pallatet! Mos kujtoni se mund të ikni dhe s’do jepni llogari

Rama i prerë me ndërtuesit në Durrës: Me supervizor nga shteti mbi kokë, do rindërtoni një më një pallatet! Mos kujtoni se mund të ikni dhe s’do jepni llogari

Ad

Mos mendoni se mund të ikni, por nisni riparimin e dëmeve. Kështu u shpreh mbrëmjen e së hënës kryeministri Edi Rama në një takim me ndërtuesit nga Durrësi.

Kryeministri kërkoi riparimin e banesave të ndërtuara prej tyre, duke theksuar se askush nuk mund ti fshihet pergjegjesise.

Rama tha se ky është një detyrim që ndërtuesit ia kanë borxh shqiptarëve, por edhe familjeve të tyre.
“Sot ka mënyra të ndryshme, është puna e juaj. Ne do t’ju japim standardin, do ju vëmë supervizorin në kokë, se s’kemi besim. Pastaj prokurori ka punën e saj. Ne s’do ta lëmë pa bërë këtë punë, por i bie që të marrim lekët e taksave dhe nuk shkon kjo punë. Mos kurseni, mos kujtoni se mund të ikni dhe s’do jepni llogari nesër. Ia keni detyrim këtyre njerëzve dhe familjes suaj”, tha Rama.

Në përfundim të takimit, shefi i qeverisë foli për mediat teksa i cilësoi kr1minale në lidhje me lajmet që përhapin pànik.

 

 

 

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *