Ad
Qeveritë dhe daljet publike të përfaqësuesve të saj detyrim kushtetues ndaj televizionit shtetëror!

Qeveritë dhe daljet publike të përfaqësuesve të saj detyrim kushtetues ndaj televizionit shtetëror!

Ad

Qeveritë dhe daljet publike të përfaqësuesve të saj detyrim kushtetues ndaj televizionit shtetëror!
(Një propozim për tu marrë seriozisht nga politika dhe qeveritë këtej e tutje.)
3 QERSHOR 2016
Në bazë të njohurive të mia të pakta dhe në përpjestim të drejtë me to në lidhje me të drejtat e televizioneve shtetërore dhe private më jep të drejtën bazike të një opinioni kritik në lidhje me situatën tragjikomike që ndodh në vendin tonë. Pavarësisht se, kemi radiotelevizion shtetëror (RTSH) ai nuk funksionon, është vetëm një hapësirë ku punësohen pulaxhinjtë pd-ista e lsi-sta për të grabitur një rrogë pa asnjë kontribut profesional.
Pak shpjegim për të vetkuptueshmet që në këtë vend budalliqet janë trashanike e të qëllimshme për përfitime të fondeve kolosale nga media private si burim për të përvetsuar shifra marramëndëse nga buxheti i shtetit.
Me sa jam në dijeni, të gjitha qeveritë, me figurat politike në krye, janë pushteti dmth kanë forcën dhe instrumentat për të na bërë jetën të vështirë që nga dita që dolëm në jetë. Ndërkoh që, ky pushteti i klasës politike ose klasave politike (në rast koalicioni qeveritar) teorikisht duhet të punojnë në dobi të shtetit dhe vendit (se praktikisht abuzojnë).
Shteti (është koncept juridikopolitik) dhe vendi (gjeostrategjik) i konsiderojmë si një koncept të pandarë në llogjikën tonë, dhe ashtu është kur qytetari i thjeshtë ka një të përditshme të rregullt dhe mirqënie sociale.
Problemi qëndron te paradoksi i sistemit aktual, që kërkon të vendosi qeveri e shtet pa pronë shtetërore, duke shitur gjithçka publike. Ndërkoh që, kërkon të paguhet nga të ardhurat e kujt, publikut, i cili punësohet te privati që e paguan pa deklaruar duke i’ u shmangur detyrimeve shoqërore. Nga ana tjetër kapitali (prona private) s’paguan, i bën bisht detyrimeve financiare me mashtrime në tvsh e në mënyra të tjera dhe me arkën e shtetit që pret të mbushet nga askushi.
Atëherë, vijnë FMN dhe BB dhe detyrohesh me dëshirën tënde meqse, vodhe, plaçkite nga vendi dhe shteti gjithçka që munde duke e zhytur popullin dhe vendin në borxhe për të paguar vjedhjet dhe përvetsimet e kupolave të jashtqitjes si pd, ps, lsi me bishtajet e tyre.
Kthehemi te radiotelevizioni shtetëror që konsiderohet i tillë për nga titulli dhe emërtimi, por që qëllimisht po shkatërrohet për tu dhënë parësi televizioneve private që qëllimisht japin informacionet e përpunuara të partive politike dhe kupolave të jashtqitjes.
Qeveria, konsiderohet produkt i votës së popullit dmth, pronë publike që paguhet nga taksat e taksapaguesve shqiptarë, dmth produkt kryekëput shtetëror. Me pak fjalë kjo do të thotë se, nuk është produkt komercial i reklamave të televizioneve private të financuara nga ata dhe nga firmat private që nuk duan të kontribuojnë në shtet.
Me aq sa kuptova, media private merr paratë tona si kontribut privat nën siglën e taksave shtetërore ja jep politikanëve të bëjnë fushatat e tyre lluksoze që ti financojnë nga buxheti shtetëror si borxhe politike nën kurrizon tonë. Saktë deri këtu, jemi dakort dhe e kuptuam të gjithë çorbën e mësipërme.
Atëherë, propozimi im është, meqse duan qeveri të kapitalizuar private le ta mbyllin fare radiotelevizionin shtetëror se është ofezë për inteligjencën tonë jo ekzistenciale publike shtetërore.
Koncepti publik/shtet është jo i saktë, dhe si i tillë na del kontradiktor sipas kësaj formule dhe ekuacioni.
Nëse kjo ju duket e çuditshme, atëherë një hap ndryshe shumë i thjeshtë duke filluar nga A-ja, që qeveritë këtej e tutje të japin deklaratat për shtyp, intervistat, vetëm nëpërmjet emisioneve/rubrikave të radiotelevizionit shtetëror. Duke marrë parasysh rolin e tyre si funksionarë shteti duhet në rradhë të parë të japin rolin e veçantë, respektin dhe integritetin institucioneve shtetërore. Çështjet private, për tema e panele socialokulturore jo politike mund të shfaqen ku të duan, por kur bëhet fjalë për mesazhe/deklarata të figurave shtetërore dhe qeverive, duhet të jepen Vetëm nga Radiotelevizioni shtetëror kombëtar RTSH.
Si mund të aplikohet?
Shumë e thjeshtë, me kliro/llotari do vendosen emrat e gazetarëve të emisioneve të të gjithë televizioneve që duan të marrin pjesë dhe do përzgjidhet një panel me 3-5 gazetarë që do të bëjnë pyetjet për tema e çështje të veçanta sipas problematikave të ndryshme të politikës aktuale.
Kjo formulë të ndiqet për kryeqeveritarin, presidentin, ministrat.
Deputetët janë të lirë të bredhin derë më derë lirshëm, sepse janë të vetmit që bëjnë fushatë non stop përgjatë katërvjeçarit të tyre të mandatit.
Nëse s’ju pëlqen, bëjeni qeverinë private me pullat e sponsorave si futbollistat e kombëtares, radiotelevizionin mbylleni se është kosto që nuk na duhet për të bërë korridorin e hyrje daljes së parave nga rtsh-ja te top-i e te klan-i, anasjelltas e kështu me rradhë.
Faleminderit për mirkuptimin.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *