Ad
Që të bëhemi pak seriozë se po lemë nam të gjithë – Boll me këto historitë e atyre që ikin dhe atyre që rrinë

Që të bëhemi pak seriozë se po lemë nam të gjithë – Boll me këto historitë e atyre që ikin dhe atyre që rrinë

Ad

Nga Edmond Bejtaj

Që të bëhemi pak seriozë se po lemë nam të gjithë, ;
– Boll me këto historitë e atyre që ikin dhe atyre që rrinë, apo të atyre që ikin dhe kthehen prapë, si dhe me arsyet pse ata ikin, rrinë, apo kthehen në vendin e tyre.

Nga Shqipëria mund të iket për njëmijë arsye të forta, por mund të iket edhe për arsye fare të dobëta, sidoqoftë iket për arsye krejt personale, por nuk ka rob që ikën pa e kthyer kokën mbrapa, kështu që reagime si te asaj vajzës janë normale, dhe në këtë pikë nuk ka sens që ne të merremi me kontrollin apo qortimin e emocioneve të saj dhe mënyrës si ajo i shpreh.

Nga ana tjetër, ajo as na pyeti e as na njoftoi kur iku, kështu që ne, kushdo qofshim, në respekt të guximit të saj dhe indiferences tonë ndaj fatit te saj ne momentin kur iku, duhet të vazhdojmë të jemi po aq indiferente dhe të pashpirt edhe tani ndaj saj, përndryshe jemi duke treguar hipokrizi të pashoqe nëse bëjmë sikur mrekullohemi kur mësojmë për situatën e pëlqyeshme ku ajo ndodhet, apo sikur shprehim dhimbje në rastin kur asaj i shkojnë punët keq.

Pra, që të mos na çahet trapi me biseda idiote, ku dikush mburret se iku andej dhe bëri hajër të paparë (- Po të lumtë bytha mo vlla dhe nuk na plas kari hiç se çfarë po bën ti atje !), dikush mburret se iku, punët i kishte mirë por prapë u kthye (- Po ti kur ike nuk na njoftove dhe ne as ta ndjemë mungesën, tani ç’mutin ke që na prish qetësinë duke thënë – Ej, erdha unë !), dikush kërkon tu thotë atyre që nuk kanë ikur akoma – Mos ikni kot se isha unë andej dhe kot që isha se ishte kot (- Po kot do ikim edhe ne, si puna jote), dikush betohet se do rrijë ngaqë si ky vend nuk gjen askund (- Po ty kush të pordhi që flet ?!), dhe dikush ankohet që andej se po na mban me bukë neve këtej (- Ti loqe më lajmëro kur të vish në Shqipëri, që të të jap ca trahana para se të ikësh !), bëjmë mirë që secili të shohë hallin e vet aty ku mundet, dhe këtu të themi ndonjë gjë më pak serioze, se secili e di vetë ku i pikon çatia dhe nuk ngeli ta zgjidhë këtu.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *