Ad
Pse boshatisen zyrat kur ka protesta? Mazhoranca kërkon inspektim në Shkodër

Pse boshatisen zyrat kur ka protesta? Mazhoranca kërkon inspektim në Shkodër

Ad

hyseni_strakoshaDeputetët e mazhorancës kanë kërkuar inspektim në bashkitë e drejtuara nga opozita duke akuzuar se në ditën e protestës ndërpresin shërbimet, për të dërguar administratën në tubim. Në një takim me komisionerin e Shërbimit Civil është theksuar se këto fenomene nuk duhen lejuar.  Një tjetër problematikë është konsideruar edhe vazhdimi i detyrës prej punonjësve që tashmë e kanë mbushur moshën e pensionit

Deputetët e mazhorancës në komisionin parlamentar të ligjeve kanë zhvilluar një takim informues me komisionaren e shërbimit civil, Pranvera Strakosha. Në raportim kreu i këtij institucioni është shprehur për marrëdhënie të mira me të gjitha bashkitë, duke nënvizuar edhe Shkodrën. Por ky element ka ngjallur edhe reagimin e socialistëve.

“Çfarë keni bërë ju ditën e protestave kur bashkia e Shkodrës boshatisën sportelet. Meqë ju keni marrëdhënie të mira komisionere, megjithë respektin që kam. E ka kompetencë për ta kontrolluar”,tha Hyseni.

Strakosha: Jo nuk e kam në kompetencë.

Hyseni: Po në fushatë pse e kishit?

Strakosha: Sepse në fushatë mora vendimin se kam pengesë ligjore.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *