Ad
Prerja e monedhave të reja në cilën rritje të prodhimit të brendshëm bazohen?

Prerja e monedhave të reja në cilën rritje të prodhimit të brendshëm bazohen?

Ad

Prerja e monedhave të reja në cilën rritje të prodhimit të brendshëm bazohen?
Me të drejtë do thoni, sërish kjo me tekste, shkrime, na lodhi. Nga halli po shkruaj këtë tekst në pamundësi për ta gjetur nga ndonjë specialist i fushës. Nëse gaboj, i sfidoj publikisht të dalin direkt ose indirekt të më përgënjeshtrojnë shqetësimet e mia dhe tu përgjigjen pyetjeve të mëposhtme që në fakt janë vetpërgjigjur dhe unifikuar në thelbin e tekstit.
Lajme dalin dita ditës, ose më saktë informacion pa hesap qarkullon në lëmin mediatik ashtu siç i do pushtokracia e dhjerokracisë të partiçkave pd, ps, lesheli në kurriz të shqiptarit dhe vendit. Bombardohet shqiptari i shkretë nga të gjitha anët dhe nuk di nga të mbrohet e ku të fokusoj vëmendjen dhe gadishmërinë e tij.
Çoroditja, turbullira, konfuzioni, informacion i përcipt, sipërfaqësor, tendencioz, jo i plotë, pa fakte, i mbushur me opinione, komente, emocione, figura letrare pa profesionalizëm bombardojnë shqiptarin nga të gjitha anët.
Të shumta janë pasqyrimet e lajmeve, por ajo që është më e rëndësishme është se mungon opinioni kritik, ngritja e pyetjeve me baza e njohuri të forta të çështjeve dhe problematikave me të cilat merren strukturat dhe institucionet shtetërore, por edhe interesimi i lexuesit.
– Ku janë pseudoekspertët, sahanspecialistët, intelektuhalët e fushës për të kundërshtuar ose denoncuar këto akte kriminale të bankës kombëtare e cila me vendimet e saj legalizon pastrimin e parave, lavazhin financiar të mafias politike në bashkpunim me bandat e krimit vendas, rajonal dhe atë ndërkombëtar.
– Përse askush nuk e merr përsipër të dali me shkrime, artikuj, pyetje konkrete, akuza të sqaroj këto vendime.
– Përse këta zyrtarë nuk reagojnë në lajme të tilla, por i lënë të kalojnë sikur s’është asgjë e rëndësishme.
– Përse nuk marrin mundimin të analizojnë, shpjegojnë, të kërkojnë llogari nga institucionet e përfshira në këtë aktivitet kriminal me pikpyetje të mëdha ligjore në dobi të transparencës, por mbi të gjitha informimin e drejtë, të saktë të opinionit publik.
– Përse nuk i shpjegojnë publikut media e analëve me intelektuhalët e pushtokracisë se në cilat raste shtypet, emetoet monedha e re?
– Kujt i leverdis qarkullimi i monedhës së re në një kohë që euro ka humbur shumë nga forca e saj në vend?
– Në cilën fushë, sektor të ekonomisë sonë kemi aq mbiprodhim të madh saqë të mundësoj një veprim të tillë?
Bujqësia, blegtoria janë në nivel qesharak prodhim vetjak, familjar që nuk arrin të sjelli ato shifra në shkallë vendi për të pasur aq shpërthim ekonomik saqë të ketë nevoj për emetim të monedhës së re.
Mungon Industria e lehtë dhe ajo e rëndë në shkallë vendi, atëherë me të drejtë lindin disa pyetje fillestare.
– Kujt i leverdis qarkullimi i monedhës së re?
Kostoja e prodhimit është më e lartë, sesa vlera që ato kanë të printuar, duke marrë parasysh se, prodhimi bruto vendas është qesharak deri në nivel mospërfillës për të patur ekonomi shtetërore.
– Çfarë mundohet të mbuloj Banka Kombëtare me këto akte vendimarrjeje?
– Përse Banka Kombëtare është në konflik/kundërshtim me deklaratat nga selia e presidencopozitës dhe pushtetit të ps-së për një zell, ngutje për futje në europ me çdo lloj kostoje, por që janë propagandë e dalë boje?
– Kush gënjen nga të dy palët?
Presidencopozita, pushteti apo banka që emeton monedhën duke na thënë se le të grijë sallat presidencopoziza se ata bëjnë politikë për të shpëtuar kokën, ashtu siç bëjmë ne monedhë të re për të humbur gjurmët e krimit ekonomik?
– Nën mbikqyrjen e kujt është Banka Kombëtare?
Ku është roli i qeverisë për të marrë në interpelancë drejtorin e Bankës për të gjitha problematikat që ka hapur në vend ky han institucion?
Faktet flasin dhe emetimi i monedhave të reja konfirmojnë se na vjedhin, vrasin, rrjepin me ligj në b/punim me njëri tjetrin në prapaskenë, por duke u bërë sikur zihen në ekrane, duke na mbajtur peng të propagandës kriminale tridhjetë vjeçare.
Kështu që dalim te thelbi, përse Banka emetoi pikërisht tani monedha të reja ndërkoh që është bërë hyrje/deklarim i miliona euro të zeza.
Këto miliona euro të politikës, drejtësisë, mafias, krimit kanë çorientuar edhe tregun, por edhe këmbimin e valutës.
Rastësore??
Këtu bashkangjiten çështjet e b/punimit bankë/drejtësi/përmbarim/politikë(pd, ps, lesheli, presidencë) për likuidimet e falimentimit dhe të kredive të këqia nga bizneset e mëdha, të mesme, të vogla e deri te kreditë e strehimit.
Këto janë rrënja e së keqes të cilat në b/punim e në bashkë veprim me njëra tjetrën vihen në shërbim të mafias dhe krimit politik për të legalizuar të ardhurat e tyre nga aktivitete kriminale.
Banka kombëtare ka rolin e kontrolluesit, rregullatorit të tregut të bankave dhe produkteve të tyre dhe do duhej të bashkpunonte me strukturat shtetërore për financat e zeza të krimit dhe mafias.
Mungesa e kësaj veprimtarie ligjore nga kjo bankë është tregues për fakte të forta se janë bërë palë në krim për të na sheshuar financiarisht dhe ligërisht në këtë vend padrejtësie dhe b/punimi kriminal.
Të gjithë duhet të hetohen për këto çështje që rrezikojnë ekonominë e vendit dhe të familjes shqiptare.
Mbase për disa shejtanbudallenj këto janë rastësi për t’ju sunduar më mirë.
Nuk do e vazhdoj tekstin se s’do ju pëlqej, gjithsesi unë po e vazhdoj.
Nëse nga njëra anë pushteti, banka, presidencopozita që po flijohet për tu futur në BE në tetor, atëherë përse nga ana tjetër nuk bien dakort edhe në veprimtarinë e tyre, por Banka “saboton” tutorin e saj presidentopozitën duke na thënë se me emetimin e ri për momentin ne nuk kemi Europë.
Atëherë kur faktet, shifrat, ekonomia ja fut politikës, llogjika na thotë se presidencopozita na ka mashtruar dhe ka lozur me dy porta (kështu i thoshim dikur kur na mashtronin) me këtë shtet e me këtë popull siç i ka dashur qefi.
Politika vendase, rajonale dhe ajo ndërkombëtare bëhet me shifra, me objegtiva të qartë, me arritje dhe rezultate konkrete në axhendat e të gjitha palëve (pushtet/opozitë) dhe jo me deklarata në shtyp, me tekste e fjalor halabakësh të shkruara nga selia e leshelisë e të lexuara para kameras nga deputetë, përfaqësues amator, por që janë kriminelë profesionist që meritojnë trinitetin e artë, Burg, Sekuestro, Konfiskim.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *