Ad
Porosi të thjeshta për të hequr natyrshëm mbipeshën

Porosi të thjeshta për të hequr natyrshëm mbipeshën

Ad

1. Lini sheqerin dhe cdo embelsire dhe pije te embel
2. Hani shume kos dhe merrni kapsula probiotikesh ne farmaci
3. Pini uje me limon te pakten nje gote cdo dite ose uje me uthull molle, 1 luge gjelle ne nje gote uje
4. Pini caj me spec te kuq djeges, 3 gota ne dite me nga gjysme luge caji piper
5. Pakesoni buken e bardhe dhe perdorni ne vend te saj buke thekre, integrale dhe tershere
6. Pini caj molle te eger dhe trendafili te eger 2-3 filxhane caji ne dite. Asnjehere me sheqer, por me pak mjalt
7. Merrni 4 grame ne dite Vitamine C
8. Merrni 2-3 grame ne dite Vitamine B3 (Niacine, garanci 100% qe ul kolestrerolin dhe peshen e tepert). 9. Perdorni me shumice erezat ne kuzhine me prioritet majdanozin, shafranin e Indise, xhenxhefilin, kanellen, trendelinen, hudhren, rigonin, borzilokun, rozmarinen, karafilin. Jo te gjithe ne nje dite, por se paku 2-3 prej tyre cdo dite.
10. Pini sa me shume uje, te pakten 8 gota
11. Beni dy here ne dite nga 10 frymemarrje te thella, sidomos para gjumit.
12. Beni ushtrime frymemarrjeje te barkut si dhe joga ose meditim
13. Beni masazh me vajra masazhi ose vaj per te hequr celulitet
14. Flini te pakten 8-9 ore ne dite, sepse pagjumesia prish ciklin organik dhe sjell mbipeshe
15. Hiqni nga tryeza vajrat e djegur, vajrat e fabrikuar dhe perdorni vetem vajra qe prodhohen me shtypje ne temperature te ftohte si vaji i ullirit ekstra i virgjer. (Vaj kokosi nuk ka hyre ende me cmim te lire per gatim).
16. Hani sa me shume ushqime te gjalla dhe sa me pak te gatuara ne zjarr.
17. Beni shetitje ne natyre dhe ecni cdo dite te pakten 30 minuta.
18. Qeshni sa me shpesh e me gjate, ndiqni komedi ne mbremje para gjumit
19. Vallezoni sa me shpesh te mudeni
20. Hani molle sa me shpesh, me te mirat per renie nga pesha jane jeshilet
21. Preferoni sallatat si dhe supat, para makaronave, byrekeve, gjelleve te renda
22. Mos beni gabim te lini vezen dhe mishin
23. Mos synoni te humbisni shume kile pernjeheresh, renia te jete graduale, jo me teper se 3 kg ne muajin e pare, e me pak ne vazhdim, sepse renia e shpejte ka pasoja jo vetem mbi muskulaturen, por edhe mbi shendetin
24. Here pas here lehtesohuni duke e lene nje vakt, deri ne dy, qe t’i japesh mundesi trupit te pastrohet dhe organet te punojne me mire.
25. Beni nje here ne jave lavazh te zorres se trashe me kamomil ose kos, ose rigon etj. Kjo do beje te ndiheni me lehte dhe heq toksinat si pjese e rendesishme e heqjes se mbipeshes.
26. Konsumoni vajrat e mire qe vijne nga arrat, bajamet, farat e lirit, farat e susamit, farat e kungullit e te pjeprit, farat e lulediellit (jo nga vaji i tyre) dhe nga peshku.
27. Duhet te merrni patjeter edhe kapsula Omega 3, qe te rivendosni ekulibrin mes vajrave Omega 6-Omega-3, prishja e te cilit eshte shkak jo vetem i mbipeshes, por i turlilloj semundjeve.
28. Perzgjidhni kete liste ushqimore: Brokoli, karota, rrepa, panxhar, qepe, limon, kungull, miser, fruta me shume antioksidante si luleshtrydhet, mjedrat, boronicat, manaferrat, manat, sheget etj. Vertet frutat kane sheqer, por trupi ka nevoje per sheqerin natyral sepse kthehet ne energji per qelizat, por jo per sheqerin e shtuar, qe i ‘ha’. Per me teper, frutat jane fabrika natyrore qe permbajne vec sheqerit, perberes te tjere dhe disa prej tyre duken te embel por ulin sheqerin ne gjak (si rrushi, manat etj qe permbajne resveratrol).
29. Perdorni ushqimin e fermentuar sepse ju jep bakteret e mira, laktobacilet, rivendos floren normale te zorreve dhe ndihmon ne heqjen e mbipeshes.
30. Ngrihuni nga tryeza te parenduar me ushqim, as te uritur dhe as te ngopur 100%. Hani dy luge me pak sesa do te donit dhe ky eshte ‘numeruesi inteligjent i kalorive te kontrolluara prej trupit).
31. Mendoni pozitivisht dhe i thoni vetes qe mundeni. Nese do te beni vetem cerekun e ketyre, do te shihni nje ndryshim te madh. Nuk ka nevoje per receta strikte, mengjes, dreke dhe darke. Ju jeni te lire te krijoni ne kuzhine, duke ditur se cilat jane ushqimet qe duhet te perdorni dhe ato qe duhet te shmangni

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *