Ad
POLICIA E SHTETIT SHKATËRON CELULEN TERRORISTE KUNDËR MEK NË SHQIPËRI

POLICIA E SHTETIT SHKATËRON CELULEN TERRORISTE KUNDËR MEK NË SHQIPËRI

Ad

“POLICIA E SHTETIT SHKATËRON CELULEN TERRORISTE KUNDËR MEK NË SHQIPËRI, ”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dal në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat. Veliu ka bërë të ditur se është zbuluar dhe goditur një celulë terroriste që drejtohej nga një rezident në Iran, për të kryer sulme në Shqipëri kundër komunitetit muxhahedin të strehuar në vendin tonë, MEK, opozitë në mërgim kundër regjimit iranian.

Veliu tha se akti i rëndë do ndodhte në festën e Novruzit.

“Celula terroriste është gjithashtu përgjegjëse, mes të tjerash, për planin e muajit mars 2018 për kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), plan që u parandalua nga masat e shtuara të Policisë së Shtetit, falë informacioneve të sakta”, tha Veliu, duke shtuar se “celula terroriste drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN. PEYMAN është rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Mes të tjerash, ai inicioi dhe zbatoi tentativën e fundit për sulm në muajin mars 2018. PEYMAN menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste.

Një nga këta operativë është Alireza NAGHASHZADEH, një iranian i cili është vetë një ish-anëtar i MEK-ut dhe zotëron një pasaportë austriake. Naghashzadeh u dërgua nga PEYMAN-i për të grumbulluar informacion në Shqipëri gjatë disa vizitave të veçuara, si pjesë e planeve për një sulm që eventualisht u ndalua”.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *