Ad
“Po vajte në luftë, lutu 1 herë, vajte në det, lutu 2 herë, por para se të martohesh…”/Thëniet më të Bukura Nordike

“Po vajte në luftë, lutu 1 herë, vajte në det, lutu 2 herë, por para se të martohesh…”/Thëniet më të Bukura Nordike

Ad

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përzgjedhur thëniet më të bukura nordike, jemi të bindur që do t’i pëlqeni shumë dhe ne presim nga ju që të na thoni cila ju duket më e qëlluar ndër to që me të vërtetë ia vlen të mos harrohet por ta mbajmë gjithnjë parasysh.

Gjatë leximit do të vini re se thëniet e tyre vërtiten shumë rreth tematikave që lidhen me gjumin, dembelizmin, gruan, fatin dhe gënjeshtrën.

Ai i cili është i pakënaqur me njerëzimin, nuk mund të jetë i kënaqur me Zotin.

Ai që fle në kohën e rinisë gjithë jetën do ta kalojë kot.

Asnjëherë nuk është parë të varet një pasanik.

Barnat e shtrenjta janë gjithmonë të mira. Në qoftë se jo për të sëmurin, së paku për farmacistin.

Bukuria – deri në martesë, mendja – deri në vdekje.

Dashuria e nënës del nga fundi i detit.

Dy gra bëjnë një shoqëri, tri – një batërdi.

E vërteta është e drejtë por janë të shtrembër gjykatësit.

Edhe gruan më të mirë e prish liria e tepërt.

Fajtori akuzon por të drejtin s’e tremb dot asgjë.

Fjala e urtë nuk humbet në shekuj.

Gjumashi dhe dembeli janë vëllezër.

Gjumi për të riun është i dëmshëm, ndërsa për të vjetrin i panevojshëm.

I gjalli mendon për të gjallin.

I urit thotë: “po kërkoj të vërtetën”, budallai thotë: “e kam gjetur unë‘.

Jeta i ngjan një loje shahu, shpesh përdor shprehej “shah”, por vetëm njëherë thua “mat”.

Kur fati gjuan, shënjon në midis.

Kur je i lumtur, libri të zbukuron; kur je i pikëlluar, libri të ngushëllon.

Kur kujtesa shkon për të bërë dru, kthehet në shtëpi me barrën që do.

Kur rrojnë prindërit nderoji, kur vdesin, kujtoi.

Kush është destinuar për varje, nuk mbytet në ujë.

Kush fle shumë, rron me borxhe.

Ku ta sharrosh drurin, aty bie tallashi.

Media jep minuta, gazeta orë, libri ditë. Alternoji o njeri!

Mëkati i burrit ndalet te pragu i shtëpisë, mëkati i gruas, kur hyn në shtëpi.

Mos blij shtëpinë, por fqinjësinë.

Mos e zgjidh guan me sy, por me veshë.

Mos ia ki frikën ligjit, por gjyqtarit.

Mos kërko të drejtën nga të tjerët kur s’e ke vetë.

Mos pështyj në pus, mund të kesh nevojë të pish.

Mos e zgjidh gruan në valle, por në punë.

Nami i mirë rri në vend, i keqi merr rrugët.

Ndërgjegjja e mirë është syri i Zotit.

Në detin e gënjeshtrave mund të zësh vetëm peshq të ngordhur.

Njerëzit e mbajnë epërsinë e tyre përbrenda, kafshët përjashta.

Pasi vajza të jetë fejuar, gjen dhendurrë me shumicë.

Po vajte në luftë, lutu një herë, vajte në det, lutu dy herë, por para se të martohesh lutu tri herë.

Qime pas qime, mund të shkulësh mjekrën.

Rrahe hekurin sa është i nxehtë.

Ruaju cjapit – nga përpara, kurse kalit – nga prapa.

Sikur të gjithë budallenjtë të vinin kapuçë të bardhë, do të dukeshin si tufë delesh.

Sytë që shkëlqejnë nga ngrohtësia njerëzore janë sytë më të bukur

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *