E shtunë 19th Tetor 2019
19-Tet-2019
Ad
PO NDODH NDARJA MË SERIOZE E KRISHTËRIMIT QË NGA “SKIZMA E MADHE”

PO NDODH NDARJA MË SERIOZE E KRISHTËRIMIT QË NGA “SKIZMA E MADHE”

Ad

 

Përpjekjet e Rusisë për të mbajtur Ukrainën nën zgjedhën e saj, nxitën një revolucion në vitin 2014, dhe më vonë një luftë që ka shkaktuar deri tani më shumë se 10 mijë të vdekur.

Ajo nxiti gjithashtu në fillim të kësaj jave, atë që mund të jetë një nga ndarjet më serioze në të ashtuquajturin Krishtërim, që nga Skizma e Madhe midis Romës dhe Konstandinopojës në vitin 1054, dhe Reformës Protestante 500 vjet më parë.

Kjo krizë e re, ka rrënjë të thella historike, dhe mund të diktojë lidhjet fetare dhe shekullare midis shumë vendeve, për vitet që do të vijnë – shkruan New York Times.

Ja çfarë ndodhi: Kisha e Rusisë njoftoi këtë javë, se po ndërpriste lidhjet e saj me Patriarkanën Ekumenike të Konstandinopojës, e cila mban lidershipin e botës ortodokse, dhe që ka vendosur t’i japë autonominë Kishën Ortodokse të Ukrainës.

Ky vendim, rrjedh drejtpërsëdrejti nga aneksimi i Krimesë nga Moska, dhe mbështetja e kësaj të fundit për rebelët separatistë në Ukrainën Lindore, megjithëse ukrainasit kishin kohë që ishin të pakënaqur nga fakti që kisha e tyre kishte mbetur nën vartësinë e Rusisë që nga viti i largët 1686.

Këtë vit, presidenti i tyre, parlamenti dhe udhëheqësit fetarë i bënë thirrje udhëheqësit të Patriarkanës së Kostandinopojës, Bartolomeut, që t’i japë pavarësinë kishës së tyre.

Këto zhvillime, do të kenë një ndikim serioz brenda Ukrainës. Popullsia e saj kryesisht ortodokse, ndahet midis 3 kishave kryesore. Kisha Ortodokse e sapo-pavarësuar e Patriarkanës së Kievit do të fitonte ndikim, dhe me shumë gjasa do të kërkonte të merrte në pronësi kishat dhe pronat e tjera nga kisha nën juridiksionin e Moskës, e cila deri më tani ishte më e madhja në Ukrainë, dhe e vetmja e njohur nga kishat e tjera.

Kjo do të rrisë më tej tensionet, në marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Rusisë. Gjithashtu, prishja e marrëdhënieve midis Moskës dhe Patriarkatit Ekumenik, mund ta dobësojë këtë të fundit, nëse kishat e tjera ortodokse marrin anën e Rusisë, duke e kundërshtuar udhëheqjen e Konstandinopojës.

Valët goditëse, do të ndikojnë në marrëdhëniet midis kishave, që e gjejnë veten në të dyja anët e ndarjes, duke i detyruar gjithashtu ato të shkëpusin lidhjet. Kishat e Polonisë, Serbisë dhe Antiokisë (Siri), janë rreshtuar tashmë në anën e Rusisë. Edhe Kisha e Greqisë mund të tronditet, pasi një numër klerikësh grekë mund të mbështesin Moskën kundër Bartolomeut.

Pretendimet ruse për udhëheqjen e të krishterëve ortodoksë, kanë tërhequr shumë njerëz që kur Konstandinopoja ra në duart e turqve otomanë më 1453, dhe patriarkët iu nënshtruan sulltanëve myslimanë.

Greqia dhe Rusia, miq tradicionalë mes tyre, tashmë e shohin veten në një mosmarrëveshje në nivelin politik, ndërsa Athina i ka dëbuar diplomatët rusë në korrik pasi Moska tentoi të ndikojë opinionin publik kundër një marrëveshjeje me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, sipas së cilës fqinji i vogël i Greqisë do të quhet Maqedonia Veriore.

Kisha Ortodokse Maqedone, e cila u shkëput nga Kisha e Serbisë në vitin 1967, dhe nuk është pjesëtare e asnjë bashkësie, i ka bërë thirrje Konstandinopojës ta njohë statusin e saj të pavarur si Kryepeshkopata e Ohrit.

Rezultati i kësaj kërkese, mund të varet nga ratifikimi ose jo i marrëveshjës midis Greqisë dhe Maqedonisë, në lidhje me emrin.

Kjo nga ana tjetër, mund t’i ndërlikojë gjërat më tej me Rusinë, dhe kishat e tjera kundër autonomisë së Ohrit. Ashtu si në shumicën e skizmave në historinë e krishtërimit, kjo është e diktuar më shumë nga realpolitika dhe interesat kombëtare, se sa nga dogma.

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, e përshëndeti shpalljen e vendimit të Patriarkanës Ekumenike më 11 tetor, përmes një fjalimi me tone luftarake.

“Ky shënon rënien e kërkesës shekullore të Moskës për dominimin global, si një Romë e Tretë. Pavarësia e kishës sonë, është pjesë e politikave pro-evropiane dhe pro-ukrainase, që kemi ndjekur vazhdimisht”- tha ai.

Më 12 tetor, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se vendimi i Patriarkanës Ekumenike ishte një “provokim” i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Marrë me shkurtime nga “The New York Times

● – RRJETAT.COM

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Këtë e pëlqejnë %d blogues: