Ad
Pjerin Ndreu merr zyrtarisht detyrën e kryetarit të bashkisë Lezhë

Pjerin Ndreu merr zyrtarisht detyrën e kryetarit të bashkisë Lezhë

Ad

Sot u bë konstituimi i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe Kryetari i ri i Bashkisë Pjerin Ndreu u betua që të shërbejë gjatë mandatit të tij për të gjithë lezhjanët.

Premtimet për zhvillimin ekonomik të zonës janë përkthyer në projekte konkrete, të cilat kanë mbështetje nga qeveria.

Për 4 vitet e ardhshme do të ketë më shumë vëmendje për turizmin, agrikulturën dhe infrastrukturën.

Lezha duhet të marrë dinjitetin që i takon, qoftë nëpërmjet mirë-administrimit të pushtetit vendor, ashtu dhe prej mbështetjes qeveritare.

Ky qytet historik duhet të përbëjë një nyje tërheqëse për turizmin dhe nëpërmjet Shëngjinit, duhet të kthehet në një portë të rëndësishme komunikimi të Shqipërisë me botën.

Kënaqësi që në ceremoni sot mori pjesë dhe Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi.

Për Lezhën që duam!

Sot, ne Konstituimin e Keshillit te Bashkise Lezhe 🇦🇱 dhe Betimin si Kryetar i Bashkise.
Dite me peshe te madhe dhe pergjegjesi te medha qe vijne nga nje pune po aq e madhe nga njerez te cilet gjej rastin ti falenderoj sot.

Qytetareve te mrekullueshem te Lezhes u detyrohemi ate cka ata vertete meritojne, pune, respekt dhe perkushtim, t’gjithe bashke do ja dalim.
Skeptikeve do u pergjigjemi me pune, kundershtareve politike me pune dhe besimin e qytetareve do ju a kthejme me pune.
Me Besoni, pas kater vitesh do kemi nje realitet tjeter ne Bashkine tone, dhe do e bejme me pune.
Nje epoke e re per Lezhen sapo ka nisur!

Faleminderit 🙏
P.Ndreu

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *