E martë 21st Janar 2020
21-Jan-2020
Ad
Pezullohet e liçensa e kompanis së fluturimeve ‘Fly Ernest’

Pezullohet e liçensa e kompanis së fluturimeve ‘Fly Ernest’

Ad

Autoriteti Aviacionit Civil (AAC) ka reaguar në llidhje me pezullimin e licenses së kompanisë së fluturimeve ‘Fly Ernest’.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, AAC i bën thirrje qytetarëve që kanë prerë biletat të konfirmojnë statusin e fluturimit.

AAC sqaron se edhe pse licenca e kompanisë mbetet në fuqi deri më 13 janar 2020, duke marrë parasysh festat në Shqipëri dhe Ukrainë, “Ernest” nuk do mund të nxjerrë më bileta në shitje.

Reagimi i plotë:

Nëpërmjet deklaratës për shtyp n. 96/2019 të Autoritetit Italian të Aviacionit Civil (ENAC), njoftohemi se ENAC ka nxjerrë aktin e pezullimit të licencës së kompanisë ajrore “Ernest”. Pezullimi do të hyj në fuqi më 13 Janar 2020, me qëllim e vetëm që t’i jap kohë kompanisë për të informuar pasagjerët për anullimin e fluturimeve apo për t’i mbrojtur ata që e kanë prerë një biletë udhëtimi.

Sipas vendimit të ENAC, edhe pse licenca e kompanisë mbetet në fuqi deri më 13 janar 2020, duke marrë parasysh festat në Shqipëri dhe Ukrainë, “Ernest” nuk do mund të nxjerrë më bileta në shitje. ENAC gjithashtu vlerëson se lejimi i licencës deri në 13 Janar nuk rrezikon sigurinë në operim të kompanisë.

Gjatë kësaj kohe, nëse transportuesi siguron elementët e garancisë të kërkuara nga Rregullorja (KE) nr. 1008/2008, që përmban rregulla të përbashkëta për ofrimin e shërbimeve ajrore në Komunitetin Evropian dhe këto elementë vlerësohen në mënyrë të favorshme nga ENAC, masa e pezullimit mund të revokohet.

Nga ana e tij, Autoriteti i Avicionit Civil Shqiptar ka vendosur menjëherë kontaktin me autoritetin italian, për të marrë më shumë informacion për situatën e krijuar dhe për planin e kompanisë për mbrojtjen e pasagjerëve që mund të preken.

AAC i bën apel të gjithë qytetarëve që mund të kenë prerë bileta me këtë kompani ajrore, që të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre me kompaninë ose agjencinë e biletës para ditës së fluturimit.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Këtë e pëlqejnë %d blogues: