Ad
PESË TË VËRTETAT E TËRMETEVE

PESË TË VËRTETAT E TËRMETEVE

Ad
Tërmeti dhe tsunami shkatërrues që goditi Japoninë u shoqërua në media me shumë informacione shpjeguese për vetë tsunamet, një fenomen natyror i cili për shumë njerëz është ende i paqartë se si formohet. Megjithatë, në këtë “bombardim” informacioni, një prej gjërave më të dukshme ishin keqkuptimet dhe dhëniet e lajmeve të pavërteta. Një revistë italiane përmblodhi sot gabimet më të zakonshme që janë bërë në lidhje me lëkundjet e tokës.

Ngatërimi i fuqisë – Në momentin e parë të tërmetit, fuqia e tij nuk ishte e qartë, ndërsa në media mund të lexoje për një tërmet 6 ballë, 8 ballë apo 9 ballë. E vërteta është se ekzistojnë disa shkallë të ndryshme për të matur forcën e tërmeteve.

Më e përdorura është ajo Riechter. Në bazë të saj, tërmeti shkatërrues i 11 marsit kishte një fuqi goditëse të magnitudës 9. Nga ana tjetër, një njësi matëse si Mercalli, e përdorur shumë përpara Riechter-it dhe ende si referencë në vende europiane, do t’a pasqyronte tërmetin si të shkallës së gjashtë, në referencën e saj mbi fuqinë e tërmeteve.

Parashikimi i tërmeteve – Është thënë që njohja gjeologjike dhe ajo e lëvizjeve të pllakave, së bashku me hartën ku ndodhin goditjet, lejon që të parashikohen tërmetet. Thuhet edhe se në zonat ku bie një tërmet i fortë, ka pak gjasa të përsëritet një i tillë.

Këto janë bestytëni të gabuara, pasi me teknologjinë e sotme tërmetet janë absolutisht të paparashikueshëm. Nga ana tjetër, ndonëse është shumë e rrallë që epiqëndra të jetë ekzaktësisht e njëjta, një zonë ku bie një tërmet i fuqishëm ka më shumë probabilitet që të goditet përsëri.

Centralet bërthamore – Është shkruar se në momentin kur ishte ndërtuar centrali bërthamor i Fukushimës, nuk mund të dihej se zona ishte e rrezikuar prej tërmeteve.

Kjo është gjithashtu e pavërtetë. Kjo zonë është e njohur për aktivitetin e saj sizmik. Në fakt, në vitin 1923, ndodhi një tërmet i tillë që shkatërroi një pjesë të madhe të Tokios dhe epiqëndra atëherë ishte pikërisht në Fukushima.

Tërmeti më shkatërrues – Në përpjepje për të sensocionalizuar ngjarjen, shumë media e kanë cilësuar tërmetin e Japonisë si më shkatërruesin e historisë.

E vërteta është që ky tërmet nuk është as më i forti, as më i fuqishmi. Kili njohu në vitin 1960 një tërmet 9,5 të shkallës Riechter, ndërsa tsunami shkatërrimtar i vitit 2004 u provokua nga një tërmet me magnitudë 9,1 në det. Ndërsa më vdekjeprurësi ndonjëherë është ai i vitit 1556 në provincën kineze të Shanxit, i cili shkaktoi sipas burimeve të kohës 830 mijë viktima ose më shumë.

S’mund të ndodhte në Japoni – Ndonëse Japonia është vendi më i prekur në botë nga tërmetet, ekziston një besim se tërmetet në këtë vend janë të fortë ose mesatarë, por jo katastrofikë.

Ky është përsëri një mit i gabuar. Në rastin e tërmetit më të fortë në botë, në vitin 1960, u vlerësua se pllakat tektonike pranë Kilit po lëviznin me shpejtësi 8 centimetra në vit. Kjo është e njëjta shpejtësi që lëvizin drejt njëra-tjetrës dhe pllakat në Japoninë qëndore.

Authored by: Rrjetat

There are 3 comments for this article
  1. Frederik Bilca at 10:43 am

    Pershendetje! Ne lidhje me termetet desha te them se teoria ekzistuse eshte e gabuar, prandaj te gjithe sizmologet e Botes shprehen se termetet nuk mund te para percaktohen, se mbeshteten ne Teorine e Pllakave edhe kjo e gabuar, e ndertuar nga A.Vegeneri mbi baza jo fizike por se per epoken kur ai e shpalosi kete Teori duhet ta quajme madheshtore qe beri nje evolim ne shkence, por jo perfundimtar, sepse aq njohje kishte ne ate periudhe. Kurse tani qe njohja ka marre permasa, del ne drite Teoria e Big Bengut te Zhvilluar. Kjo Teori (t’i biem shkurt) ka ne kulisat e saj edhe para percaktimin e termeteve. Mbeshtetur ne kete Teori, kam arritur ne para percaktimin publik te shtate termeteve, ne date, ore dhe vend ndodhje. Sepse ne fletoret e mia kam shume. Te jem i sinqert, kam patur jo pak raste qe kam deshtuar, per mungese te dhenash te hollesishme, qe jane shume te nevojshme. Nuk eshte e lehte por e realizushme. Vetem institucionalizimi i kesaj metode do ta shpetoje njerzimin nga gangrena e termeteve.
    17.8.2018 Athine Frederik Bilca (Albanian)

  2. Frederik Bilca at 7:46 am

    Se fundmi, me dt.25/10/2018 paralajmerova shoket te platia ku luajme shah, domino se neser heret do kete nje termet te fuqishem mbi 6R (Fjalen e kisha per ne Zakintho, ne shenimet e mia) dhe ashtu ndodhi, me 26/10/2018 ra termeti 6.4R pa u grdhire mire qe u ndie edhe ne Shqiperi, Itali, Mali i Zi dhe ketu ne Athine. Te platia me dhane doren shume shoke ne shenje pergezimi per suksesin e parapercaktimit. Kjo nuk ishte hera e pare. Me pergezuan edhe shoke qe jane skeptik te Teorise Pllakave. Vrejtja ishte kjo: shkruai ne f.b. para ndodhise. U thashe, me shume dite vijne edhe ajo do ndodhi. Ky ishte suksesi i radhes. Emajl: fredericbilca@hotmail.com 28.10.2018 Athine Frederik Bilca (Albanian)

  3. Frederik Bilca at 7:17 am

    SUKSES ME PARASHIKIM TERMETI
    Kater dite para lajmerova shoket te platia ketu ne Athine, Kosten dhe Vasilin ne klub kur pime kafe, lajmerova Lad Duron ne Kucove me FaceBook, Klementin (Gjoni) ne mesenxher se me dt.8/8.2019 do kete termet ne Turqi nen 6R para dite deri ne ora 8.00 ne pjesen perendimore. Dhe ashtu ndodhi. Ra termeti 5.8R ne Turqi ne pjesen perendimore ne ora 11.25 pra me 4 ore diference. Shoket te platia me pergezuan sejcili me menyren e vet. Kurse Ladi, sic e ka zakon, me pershendeti me artikull ne f.b. Me vone pata pershendetje te tjera ne telefon. Kjo ma shton me shume pergjegjesine qe kam mare. Sigurisht tema eshte interesante kur ekziston akoma postulati se termetet nuk mund te parashikohen. Ky mit, me Teorine e Re te Big Bangut te Zhvilluar eshte thyer. E ardhmja e kesaj linje do jete funksionale ne eleminimin e viktimave te mundeshme. Me kete termet jane parashikuar 9 termete te dukshem ne rrethet shoqerore dhe te punes. Athine 10/8/2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *