Ad
Përvjetori i 149 i lindjes së Mihal Gramenos, veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare

Përvjetori i 149 i lindjes së Mihal Gramenos, veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare

Ad

Përvjetori i 149 i lindjes së Mihal Gramenos, veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare

Foto AQSH: Mihal Grameno me dy nipërit e tij, Dimitri dhe Ilo

Sot, 13 janar, është përvjetori i 149 i lindjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare e shkrimtarit Mihal Grameno.

Mihal Grameno ka lindur në 13 janar të viti 1871 në qytetin e Korçës. Grameno u shqua që në moshë të re për kontributin e tij historik, si në dimensionin luftarak me pjesëmarrje në çetën e Çerçiz Topullit ashtu edhe në hartimin e një publicistike të gjerë me ide dhe tematikë patriotike.

Mihal Grameno shkroi disa prej këngëve të tij siç janë: Për mëmëdhenë, që ishte kënga e kryengritjes, Ardhi dita, Lamtumirë, Vratë për liri etj si dhe botoi e drejtoi për një kohë të gjatë gazetat Lidhja ortodokse (1909-1910) dhe “Koha” (1911-1926).

Në vitin 1908 Mihal Grameno përfaqësoi Klubin e Korçës në Kongresin e Manastirit dhe në 1909 themeloi në Korçë Lidhjen orthodokse. Në vitin 1910 Mihal Grameno u arrestua për disa kohë nga autoritetet osmane për punën e tij në gazetën Bashkimi i Kombit. Edhe pas lirimit, ai nuk u tërhoq nga aktivizimi për çështjen kombëtare.

Gjatë kryengritjeve të vitit 1911 Grameno kryente ndërlidhjen mes grupeve të çetave ndër viset shqiptare dhe prijësve të lëvizjes kombëtare në Stamboll për të koordinuar kryengritjet.

Pas shpërthimit të Luftës I Botërore u detyrua të largohej në SHBA, ku vazhdoi të punojë për çështjen kombëtare deri më 1920 kur u kthye në atdhe. I sëmurë, e i dëshpëruar, u tërhoq nga lëvizja shoqërore. Vdiq në Korçë më 5 shkurt, 1931. Për meritat e shquara në dobi të atdheut, i është dhënë titulli “Hero i Popullit”

Mihal Grameno me mbesen, Donika:

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *