Ad
Përplasjet mazhorancë-opozitë kanë sjellë vonesa në përmbushjen e mjaft reformave

Përplasjet mazhorancë-opozitë kanë sjellë vonesa në përmbushjen e mjaft reformave

Ad

Fondacioni gjerman “Bertelsmann”, në një raport që ka nxjerrë për Shqipërinë për vitin 2019, thekson se klima e tensionuar politike po dëmton shumë rëndë vendin. Aty theksohet se përplasjet mazhorancë-opozitë kanë sjellë vonesa në përmbushjen e mjaft reformave. “Institucionet demokratike kryejnë funksionet e tyre në parim, por shpesh janë të paefektshme prej përplasjeve mes partive dhe institucioneve. Partitë i konsiderojnë ato si vegla për kontrollin ose përçarjen e mbështetësve. Gjatë periudhës së analizës (2016-2017), opozita i referohet shpesh anëtarëve të qeverisë si anëtarë të mafies, bojkoton reformat legjislative dhe bën thirrje për rrëzimin e qeverisë”, thuhet aty. Në raport përmendet dhe çadra e PD, ndërsa deklaron se presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani, u rreshtua krah PD dhe ndezi situatën politike. Megjithatë, sipas raportit, reforma kyçe është ajo e sistemit të drejtësisë. “Në vitet në vijim Shqipëria do të përballet me zbatimin e reformës në drejtësi, e cila premton ndryshme të thella në politikë, ekonomi dhe menaxhimin publik. Gjyqësori i korruptuar dhe i politizuar i vendit është një pengesë kyçe për kalimin e tranzicionit politik e ekonomik, dhe një mekanizëm që lehtëson kapjen e shtetit, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Zbatimi i reformës është shumë i rëndësishëm për avancimin e negociatave për në Bashkimin Evropian. Rezistenca ndaj tij është një fushatë e organizuar politike, me elementë partiakë të infiltruar në gjyqësor dhe institucione publike”, theksohet më tej. Gjermanët kanë përmendur edhe përplasjen mes Adriatik Llallës dhe ambasadorit Donald Lu. “Replikat e pazakonta të hapura mbi çështjen mes ambasadorit të SHBA dhe ish-Prokurorit të Përgjithshëm, theksojnë pengesat që po ndalojnë procesin. Sipas ambasadorit, për 18 muaj prokurori ka folur hapur dhe vazhdimisht kundër reformës. Prokurori ka zgjedhur tre të emëruar të rinj pa transparencë në KED. Për fat të mirë ata që hartuan reformën e kishin parashikuar se autoritetet e fuqishme do të tentonin të manipulonin organet e reja”. Disa ditë para deklaratës së tij të hapur, ambasada e SHBA u hoqi vizat 23 anëtarëve të gjyqësorit për korrupsion, duke përfshirë kryeprokurorin dhe tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese”, theksohet më tej

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *