Ad
Përplasje bandash edhe në Gardë?”/ Klodiana Lala zbardh prapaskenat: Ka një dorë që do me çdo kusht largimin e Gramos Sakos

Përplasje bandash edhe në Gardë?”/ Klodiana Lala zbardh prapaskenat: Ka një dorë që do me çdo kusht largimin e Gramos Sakos

Ad

Klodiana Lala shkruan se dyshon se ka një dorë që do të heqë Gramos Sakon nga detyra si kreu i Gardës së Republikës.

Tiranë- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se ka një dorë që do që me çdo kusht, që Gramos Sako të largohet nga detyra si kreu i Gardës së Republikës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Klodiana Lala shprehet se do të besonte që Sako do të kishte probleme me pasurinë,  nëse do të bëhej një hetim i pavarur nga KJV-ja, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

“Nuk e kam njohur Gramoz Sakon nga afer. Shume me kane folur se eshte profesionist. Fakti qe e sulmojne nga cdo ane me ben te dyshoj se ka nje dore qe do me cdo kusht ta largoje nga drejtimi i Gardes. Perplasje bandash edhe ne Garde????  Do besoja vertete qe ka probleme me pasurine nese do behej nje hetim i pavarur nga i ashtuquajturi komision Vettingu, qe zyrtaret oligarke te policise i nxjerr te varfer e policet me uniforma te dala boje milionere.  Vettingu VDIQ, rrofte Vettingu!”, shprehet gazetarja.

Ditën e sotme KJV ka shtyrë vendimin për kreun e Gardës, Gramos Sakon, pasi ky i fundit kishte depozituar një kërkesë për të marrë më shumë kohë për të vërtetuar sipas tij pastërtinë e figurës. Në seancën dëgjimore të 5 shkurtit  komisioni doli në përfundimin se Sako ka fshehur pasurinë dhe madje ka punësuar edhe mbesën juriste.

J.V/Dosja.al 

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *