Ad
PËR JU ZOTËRINJ  QË KËRKONI PROTESTA DHE ANARSHI

PËR JU ZOTËRINJ QË KËRKONI PROTESTA DHE ANARSHI

Ad

Protestat ne Shqiperi, nuk jane fjale e lehte. Na kujtojne Ushtare me lopata-xheniere-ne-rrypa, police me shkopinj gome dhe egersira te quajtura Sampiste; na kujtojne 1997 me nje vend ne flake e na kujtojne 4 te vrare ne mes te Tiranes.

Kur keto kerkohen nga nje pergjegjes i ketyre vrasjeve; i gjithe Parlamenti, nese jo shoqeria, duhet ti thote Pusho; çdo qytetar i lire sot mund te kerkoje Protesta po jo ju si PD & LSI

Si avokat i një prej viktimave dhe pjesë e njërzve të përgjegjshëm të këtij vendi ju them juve dhe çdo lloj gjakatari

Nën zyren e tij u plagosen dhjetra oficere policie dhe u vrane 4 Protestues. Në rreth të pare i bien 4 familje me nga 2-3 femije. Me krushqi, lidhje gjaku e te tjera shkon ne 40-50 familje te prekura direkt. Nder ta jane 200-250 te cilet kjo u ka ndikuar shume ne jeten e perditshme. Nje viktime me vone ishte i biri i nje te vrari, qe vrau Veten.
Z ish-Kryeminister, a ju vet ndergjegja per keto?

Ate dite e me pas, (meqe jemi ne Shqiperi) te lane ne zyre; por ra cdo normalitet te rrini me tej ne Politike aktive. Ja, ketu jeni dhe 3 vjet me pas!?
Pse ndodh kjo me Ju?
Pse ndodh keshtu me Ne?

Pa urdher fare, me Garde e Polici jashte kontrollit, me “forca kunder-revolucionare” plote e komplote, Pergjegejsia e Fundit Ngelet e Juaja. Ju ishit ne detyre, e duhet te kishit deklaruar te nesermen:
– Me keqardhje se kohen nuk e kthejme dot pas por me viktima ne 4 familje, une nuk mund te rri me ish – Kr-Minister i Shqiperise…jep doreheqjen nga mandati.

Ne respekt te 4 te vrareve dhe Humbjes se Jeteve me duhet te largohem.

Zoteri i Nderuar,
A keni ju respekt per jeten? Ne çdo fushe jeni i debatuar, polarizuar ekstremisht…por si Njeri, Baba, ish-Mjek…çfare ju thote qenia/psikika juaj ne 4 te mengjesit? Sa vlen nje jete?

Zoti Berisha, jeni pergjegjes per 4 jete!!!!
Perpara se te Pergjigjeni per ” NATO/Via/ rruge e ura, politike e cudira” jeni pergjegjesi Kryesor, i pare dhe i fundit, direkt e indirekt per jeten e çdo qytetari Shqiptar; jeni e s’jeni aty, e bejne te tjere me dashje e pa dashje, Si ish kryetar i Ekzekutivit… posti juaj nuk pajtohej me as me:

1) Humanizmin
2) Moralin
3) Ligjin e Kushtetuten e as me ate per te cilen e kerkuat/ kerkoni Voten.
i.e. Te ”kujdeseni per Ne”

Ne rastin me te keq U treguat te pakujdeshem.
Ne rastin me Shfajsues, ”punonjesit tuaj” u treguan te tille deri ne krminalitet.
Dhe ne rastin ekstrem keni pegjegjesi per 28.000 Km katrore e c’ndodh brenda tyre gjate gjithe 4 vjeteve te mandatit.

Pra jeni treguar Krejtesish i Pa-afte te manaxhonit kete situate. Pse kerkoni prape protesta e protagonizem?

Erdhi nga ”Banditi Rama” nga ”qielli” e qytetaret e thjeshte, per ne kane rendesi rezultatet, jo demagogjia e shfajsimet. 4 jete u humben…

Ajo që më tremb më shumë tek disa nga liderat tanë, është se ata “gëzojnë” një psikopati të shëndetshme.

Z Berisha, mungesa e ndjenjes se fajit, duke shkuar deri ne akuza te paqena per te tjeret, ju ben shume te rrezikshem ndaj Jetes Normale te nje Shteti, e cdo Individi.

Ju jeni shume i rrezikshem (per demokracine/ vendin/ jeten normale) ne çdo deklarate tuajen.

Duheni para-lajmeruar (meqe keni forme ne keto rrumcullira) se Ligji I Republikes ka Fuqi Prapa-vepruse, nese ajo demonstrate ”prodhon viktima” do jeni nje nga fajtoret e Pare.

Incitement (provokimet e thirrjet, qe te tjeret te sillen barbarisht)

Kerkesa per trazira civile

a) Jane e kunderta e Parlamentarizmit, ku cdo gje zgjidhet me debat a pranon humbjen ne vota.

b) Fare lehte, duke ndjekur ngjarjet ne vazhdim, deklaratat tuaja mund te kriminalizohen, e pare ne ”kontekst tjeter”
Per cdo arsye ju keni, (dhe pasuesit tuaj te pa-pergjegjshem) sado keq te jete Qeveritë  e Koalicionistëve, sado ”të na doni Ne” ju e keni humbur cdo te drejte (permbi 26 vjet) të përfaqesoni shqetesimet tona, a të Pretendoni Nën Emrin tonë.
Jo nen Emrin Tone!
PËRGJIGJJUNI

Qeveria te mbaje premtimet e votave te fitimit te zgjedhjeve per te vendosur drejtesin ne vend…/RRJETAT/

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *