Ad
Për ata qe duan te dine Njësia matëse e tërmeteve quhet ballë

Për ata qe duan te dine Njësia matëse e tërmeteve quhet ballë

Ad

Për ata qe duan te dine
Njësia matëse e tërmeteve quhet ballë. Në të kaluarën, ballët e tërmeteve llogariteshin në bazë të shkatërrimeve, që shkaktonte tërmeti. Shkalla Merkal ndahet në 12 ballë. Tërmetet me një ballë quhen mikrosizmike. Tërmetet e shkallës së pestë Merkal quhen sensibilizues. Këto tërmete ndihen nga njerëzit, që zakonisht janë brenda banesave dhe më pak nga njerëzit, që janë jashtë banesave. Këto lloj tërmetesh ndihen më shumë në katet e larta të banesave. Në vendin tonë, tërmetet kanë arritur zakonisht deri në shkallën Merkal 7-8 ballë, por nuk përjashtohen edhe tërmete të shkallëve më të mëdha. Tërmete të tilla, në kohët e vjetra kanë shkatërruar Durrësin dhe Apolloninë. Tërmetet me 7 ballë dhe më të fortë, zakonisht vijnë me një zhurmë, që shkaktojnë frikë. Këto tërmete janë shkatërruese, rrëzohen banesat e dobëta, plasariten muret e banesave, bien kambanat dhe mund të shkaktohen edhe viktima. Ka ende shumë dëshmitarë, që kanë ndodhur gjatë tërmeteve pothuajse të kësaj madhësie në qytetin e Fierit, të viteve 1959 dhe 1982 dhe tregojnë: fillimisht, u shkaktua një zhurmë oshëtuese, që nuk u kuptua se nga vinte dhe pas disa sekondash filloi të dridhej toka. Të ndodhur jashtë banesës në atë moment nuk mund të qëndroje në këmbë. U ulëm në tokë. Dëmet e shkaktuara nga tërmetet në banesat e qytetit dhe në të gjithë rrethin e Fierit ishin të konsiderueshme. Shtëpitë më të vjetra u shembën dhe shumë shtëpi të tjera dolën të pabanueshme, por fatmirësisht viktimat në njerëz kanë qenë të pakta. Nga Sazan Guri

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *