Ad
PD e 1991 Koncepti ishte ishte pa busull, pa bosht, lëvizje kaotike

PD e 1991 Koncepti ishte ishte pa busull, pa bosht, lëvizje kaotike

Ad

Një ngjarje e jetuar. Nga Arian Nikaj
Ka qenë data 14 Shkurt ndofta dhe 13 i vitit 1991 mbi Biblotekën Kombëtare diku në katin e tretë mbahej aktivi i parë i Partisë Demokratike.
E gjithë kjo mbledhje është e filmuar nga Agim Buxheli por nuk bëhen publike edhe pse kanë kaluar pothuajse tridhjet vjet, sepse Oligarkia kriminale nuk e lejon sepse skenat e kësaj vazhdojnë të jenë të çensuruara sepse tregon shumë.
Kam shkruajtur hollësisht për këtë ngjarje, por këtu dua të tregoj diçka në lidhje me planifikimin urban.
Në platformën e re të hedhur nga Genc Ruli që u shfaq për herë të parë më së shumti si kunati i Gramoz Pashkos se sa si njeri që kishte patur ndonjë aktivitet në lëvizjen demokratike.
Do të lejojmë lëvizjen e lirë të njerzve, – deklaroj triumfalisht. Unë u stepa dhe përfytyrova se çfarë do të ndodhte nga dëshira e madhe e njerzisë që do të dyndënin qytetet.
Në pushim e takova dhe i them si mundet të lëvizin njerzit lirisht në atë kohë nuk mund të konceptohej zaptimi i trojeve. Do bërë planifikimi urban do ndërtuar rrugët, kanalizimet e ujrave të zeza dhe të bardha, ujësjellsi, linjat elektrike dhe telefonike ndriçimi rrugor etj, etj, unë jam inxhinjer i thashë ky është mendimi i parë që të vete në mendje.
O o ti flet sikur jemi në vitin 2010. – më tha duke ja bërë me dorë për të treguar që vajte larg.
Vinë shpejt 2010 . – i thashë unë me keq ardhje duke ndjerë se do të ndërprisnin kontiniunitetin e shtetit dhe shtova i revoltuar: Do të mbys muti qytetet po nuk ndërtove kanalizimet dhe po nuk ndërtove infrastrukturën e duhur tek sheshet e ndërtimit.Ata që dëgjonin përreth më dhanë të drejt, por vetëm kaq, ndofta edhe ai por e rëndësishme ishte liria e lëvizjes e parregulluar me kufizime ligjore.
Koncepti ishte ishte pa busull, pa bosht, lëvizje kaotike.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *