Ad
Pas 8 vitesh në universitetin tim Embry Riddle Aeronautical Nga Krislen Kerri

Pas 8 vitesh në universitetin tim Embry Riddle Aeronautical Nga Krislen Kerri

Ad

Javës që shkoi pata mundësinë të rikthehesha pas 8 vitesh në universitetin tim Embry Riddle Aeronautical. Ishte një kënaqësi e veçantë pranimi i ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit Këshillimor të Industrisë së Kolegjit të Biznesit në këtë universitet, ku pata mundësinë të ri-takoja miq të vjetër profesorë dhe shokë dhe të njohesha me disa prej shumë kolegëve të ardhshëm, tani student.Gjatë kësaj vizite dhe mbledhjeve të ndryshme, u njohëm me zhvillimet më të fundit, se si ishte rinovuar gjithçka, që nga infrastruktura bazë e deri tek teknologjitë më të fundit ku spikaste tuneli i ri i erës deri në 360 mph.Gjithashtu folëm për sfidat e tashme dhe të të ardhmes, veçanërisht sa i përketë nevojës për kapacitete shtesë dhe mundësisë së krijimit të dy programeve të reja për Manaxhimin e Riskut dhe Procedurave Federale të Blerjeve.Bordi Këshillimor i Industrisë mblidhet dy herë në vit për të shkëmbyer ide mbi vendimarrjen e administratës së Embry Riddle Aeronautical University për kurikulat, programet dhe nisma të tjera në dobi të lidhjes së universitetit me industrinë. Anëtarët e tij janë me mandat 3 vjecar dhe vijnë nga kompani dhe organizata prestigjoze si Boeing, United, American, Textron Aviation, Gulfstream, Sabre, Avitas, Avmark, Zephyrus Aviation Capital, Kirstein&Young dhe FAA.🛫🚀🇺🇸

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *