Ad
Papa Kristo Negovani  që u ekzekutua nga Grekët ne moshen 30 vjecare

Papa Kristo Negovani që u ekzekutua nga Grekët ne moshen 30 vjecare

Ad

Sot 115 vite me pare:
AT KRISTO NEGOVANI u masakrua nga kisha e GREKEVE në të gdhirë të së dielës të 12 shkurtit të vitit 1905, në moshën 30 vjeçare, në kodrën e Negovanit bashkë me të vëllanë At Theodhos Negovanin, dhe katër punëtorë të tjerë të përfshirë në çështjen e shkollave shqipe.

At Kristo Negovani – lindi në fshatin e Negovanit te Kolonjës.- Erseke

Ai ishte një nga të parët përhapës të abetareve dhe teksteve mësimore shqipe. Autor i disa librave, nga të cilat nje pjese i botoi që kur ishte gjallë, ndërsa të tjera u botuan pas vdekjes së tij me kontributin e patrioteve shqiptare.

Kristo Negovani githashtu çeli shkollen shqipe te Negovanit me 100 nxënës. Ai solli në shqip dhe përshtati i pari nga frëngjishtja fabulat e La Fontenit, nga të parat sprova këto në gjuhën shqipe.

Për të marrë hak për këtë akt që hierarkia ortodokse greke ua veshi shqiptarëve, luftetari atdhetar shqiptar Bajo Topulli (1868-1930) i zuri pritë dhe vrau Fotin, peshkopin e Korçës, në shtator 1906.

Eshte e vetmja fotografi e martirit te gjuhes shqipe, papa Kristo Negovani. Shume te tjera u zhduken me vrasjen e tij, naten e 12 shkurtit 1905.
Eshte e jashtezakonshme kronika biografike e nje njeriu qe u ekzekutua ne moshen 30 vjecare, por qe la pas nje emer te madh e vepra te skalitura fort ne ndergjegjen kombetare.
I masakruar me sepata e hanxhare prej andarteve greke, bashke me te vellane dhe te tjere punetore te shkolles e gjuhes shqipe, kur doli drita e dites, pamja e kodres mbi fshatin Negovan i perngjante nje kasaphane te tmerrshme.
Nipi i deshmorit te gjuhes dhe shkolles sone, prof. dr. Kico Negovani me ka treguar se ate mengjes, gjyshja e tij (bashkeshorte e papa Kristos) ka dale mbi koder me thes ne dore duke mbledhur copat e trupit te klerikut te masakruar, qe ishin hedhur andej-ketej dhe disa gjymtyre nuk mundi t’i gjente.
Sot, perkujtojme 115 vjetorin e vrasjes makabre te ketij personaliteti te madh, qe jeten e tij ja kushtoi Ungjillit shqip, shkolles shqipe, shkrimeve fetare e laike, nxenesve dhe femijeve! 🌹🇦🇱

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *