Ad
Paniku me vulë presidenciale vazhdon nga selia e opozitës së rrugës

Paniku me vulë presidenciale vazhdon nga selia e opozitës së rrugës

Ad

Nga Genta Kaloçi – Paniku me vulë presidenciale vazhdon nga selia e opozitës së rrugës.
Padija, injoranca juaj është arma në dorën e pushtetit dhe presidencopozitës që ju heq qafe prej tre dekadash.
Presidencopozita me kryetar likmonën prej javësh e muajsh janë hedhur në sulm kundër shqiptarit dhe Shqipërisë. Me një zell, mllef, inat, urrejtje ndaj këtij populli dhe vendi vazhdojnë manipulimet, keqinformimin dhe mashtrimet nëpërmjet informacionit të rremë duke përdorur kamikazët e tyre analë mediatikë në sulm të hapur kundër të gjithëve.
Presidenca nuk merret me parashikime në media, por me plan pune, axhendë konkrete të organizimit të ndarjes së detyrave për raste të tilla duke vënë në lëvizje qeverinë, ministritë, drejtoritë, qarqet e të tjera me radhë.
Institucioni i presidencës në rastet kur zotëron informacione konfidencialiteti nga specialist të fushave të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë e shtetit dhe jetës së njerëzve e kanë rreptësisht të ndaluar përhapjen e informacioneve të tilla që përshkallëzojnë panikun në publik.
Përgjegjsi e tyre ligjore institucionale janë marrja e masave në rrang vendi, ngritjen e grupeve të punës, gadishmërisë së institucioneve që i prek një informacion i tillë dhe një bashkëverprim ndërinstitucional i të gjitha strukturave shtetërore.
Nevoja e presidencopozotës për të hapur panik ishte një tjetër shkelje ligjore ndaj këtij vendi dhe populli. Presidencopozita kërkon prej muajve të nxjerri njerëzit në rrugë, të pakënaqur, të irrituar, të xhindosur ndaj strukturave shtetërore (qeverisë) duke shkelur mbi institucionin e shtetit me të vetmin qëllim shpëtimin e kokës, pasurisë dhe të familjarëve të tij.
Çirakët e tij si portale të llojit, syri, qepalla, bytha, mullaqja, palla, pëllëmba janë hedhur në sulm kundër shqiptarëve kohët e fundit, nëse jo për ti nxjerrë si militantë partiak të pd, leshelisë, por si pakënaqësi dhe revoltë popullore duke përdorur kartën e fundit atë të një të sëmuri psihik siç janë goditjet natyrore si tërmeti/çunami/vullkan etj.
Më i rëndësishëm ishte lajmi dhe nevoja për të dalë likmona si shpëtimtarët e shqiptarëve për ti shkelur me këmb dhe loznin me sigurinë e tyre.
Ky ishte fundi që ka prekur presidencopozita me qëndrime dhe deklaratat e këtij lloji konfliktues në dëm të shqiptarit, shtetit, jetës, sigurisë personale dhe shtetërore.
Nevoja për kaos, përplasje, destabilizim, tym, flakë, gjakderdhje, shpërthim duke përdorur jo kërkesa politike do ti siguronte presidencopozitës alibinë për të kërkuar marrëveshje poshtë tavolinës dhe mesit në mënyrë që ti shpëtojnë drejtësisë dhe Spak-ut.
Paniku presidencialopozitar ka kaluar kufijtë e imagjinatës dhe jo vetëm, por mundohet të justifikoj sjelljet sporadike si mosfunksionim, përplasje institucionale në kurriz të qeverisë për mos gjetje zgjidhje në çështje të një rëndësie të veçantë siç është përballja me sfida të tilla, siç janë katastrofat natyrale, duke bërë popullin top në duart e presidencopozitës për shpëtim vetjak familjaropolitik..
Presidencopozita prej muajsh mundohet të kaloj mesazhin brenda dhe jashtë direkt dhe indirekt se është i gatshëm për të dhënë dorëheqjen.
Çështja është se kujt i nevojitet më shumë dorëheqja në këto çaste momente.
I duhet vetëm autorit dhe presidencopozitës pd, lesheli që të shpëtoj nga të gjitha shkeljet, mëkatet ndaj ligjit dhe vendit.
Dorëheqja nuk pranohet, por ai duhet të qëndroj stoik në atë post e të përballet me të gjitha mendimet, veprimet, vendimet, dëmet që i ka shkaktuar këtij vendi në dekada.
Ashtu siç sqaroi sizmologu i huaj grek edhe koleg të tij vendas se mbi të gjitha është puna e vazhdueshme, marrje masash ndër vitesh e të njëpasnjëshme duke bashkëpunuar të gjitha sektorët dhe strukturat e shtetit në mënyrë për të zbutur pasojat e tyre pas goditjes.
Por, asnjëherë nuk përhapet panik.
Menjëherë lindin pyetjet ligjore se, ku janë masat që ka marrë presidencopozita në kohët kur ishte kryeministër, ministër, zv kryeministër, deputet në parlament për ligje, projektligje, vendime, plane, projekte, axhenda, organizime shtetërore për katastrofa natyrale.
Cilat kanë qënë përgatitjet e tyre kur ishte në pozita të larta shtetërore dhe përse nuk janë marrë këto masa, por janë shkelur dhe anashkaluar ligjet sipas orekseve të kryetarit të leshelisë në bazë të milionave që xheposte për çdo firmë e vulë që hidhej përgjatë pushtetit të tij.
Këto janë disa çështje që presidencopozita duhet të hetohet jo vetëm për çdekretimin e dt së zgjedhjeve.
Përhapja e panikut, ndalimi dhe pengesa e marrjes së masave si institucion përfaqësues duhet të ngarkohet me përgjegjsi juridike penale dhe jo vetëm etike dhe morale të postit të presidencopozitës.
Këto duhen shtuar në dosjen e hetimit të tij nga komisioni që është ngritur për të dhënë vendimin përfundimtar bashkangjitur edhe arsyetimin e të gjitha pasurive, pronave të patundshme që zotërojnë çifti, familja, soi, miqësia, krushqia e presidencopozitës.
Këto janë të rëndësishme dhe ka ardhur momenti që duhet ndarë shapi nga sheqeri dhe mos lejoni të bini në kurthin e tyre ju të lëkundurit, të pavendosurit që sondazhet ju quajnë zona gri e votuesve për t’ju mashtruar që të ndjeni simpati për “keqardhjen” e shtirur që kanë treguar ndaj jush kohët e fundit dhe t’ju lëshoj zemra ndaj tyre.
Asgjë të sinqertë nuk kanë deklaratat e presidencopozitës nga selia e leshelisë.
Gjithçka që thonë, veprojnë është kundra jush, ashtu siç jua kanë futur prej tre dekadash.
Mos u gënjeni, mos ia lejoni vetes, t’ju përdorin për pazaret e tyre presidencopozita pd, lesheli.
Tregohuni të mençur, të matur, të zgjuar e mos lejoni t’ju përdorin si një përqindje e tyre partiake në luftë kundër vendit, jetës sonë.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *