Ad
Pagesat e çmendura të korrupsionit ndaj një populli në mjerim!

Pagesat e çmendura të korrupsionit ndaj një populli në mjerim!

Ad

Nga Genta Kaloçi – Pagesat e çmendura të korrupsionit ndaj një populli në mjerim!
Emigrant në vendin tonë për pajisje dokumentacioni të qëndrimit provizor.
3milion shqiptarë x 15000 = 450miliard lek
3milion x 75000= 225miliard lek
Emigrantët pagesa ekspres!
Plus 1milion x16€ = 16milion€
Plus 1milion x160€ = 160milion€
Kjo është një përllogaritje mesatare e shifrave për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që do pajisen sërish me dokumentacion si emigrant në vendin e tyre.
Lindin natyrshëm disa pyetje të thjeshta drejtuar zyrtarëve trepartiak të pd, ps, lesheli që mbajnë pushtetin nën kthetrat e tyre në këtë vend.
– Si mund të ndryshojnë pagesat, afatet kohore në këtë mënyrë pa respekt ndaj shtetasit shqiptar??
– Nga kush mund të mbrohet Shqiptari kur ja fusin të gjithë me shtet, qeveri, pushtet, parashtet, paraqeveri opozitare, armiq kundërshtarë, banda, trafikantë?
– Sigurim i të dhënave personale (shenjat e gishtave) që ndryshojnë nga njëra kompani në tjetrën, afate kohore të dokumentacioneve pa asnjë përgjegjsi ligjore. Kanë rrezik për dublim të informacioneve personale individuale me rrezik për qytetarët dhe shtetin.
– Ku dhe kur do gjej pak rehati e paqe shqiptari i pushtokracisë dhjerokratike?
Të ta fusi greku, serbi, turku, italiani, arabi, latini kaq thellë bjere tu, se i huaj është, atë punë kanë e interesat e tyre do mbrojnë, por kur shteti yt të sillet sikur je i huaj, emigrant në vendin tënd epo kjo është kulmi.
Pikërisht kur arrin kulmi i zullumit, atëherë është momenti që pastrohet e përmbyset gjithçka. Të jeni të sigurt që do përmbyset gjithçka. Kështu nuk shkon më, është bërë muti gradaçelë se me mullar bjere tu e pastron me sfurk e turjelë..
Çështja tjetër është;
Ku shkojnë këto pare?? Në dobi të vendit, prodhimit vendas, zhvillimit, mirqënies apo vrasjes, shtypjes, parashtetit, krimit, mafias, bandave, keqinformimit?
Me këto pare dhe jo vetëm, Bllokojnë reformat e drejtësisë dhe institucionet e saj me lobime, në media brenda dhe jashtë vendit, financojnë bandat për terror, blejnë vota për sundim diktatorial pd, ps, lesheli me bishtajet e tyre. Betonizojnë vendin, ndajnë paren me pd, ps, lesheli dhe me salilikmonënedlulushin sajen me përqindjet që u takojnë gjithsecilit që është i përfshirë në këtë katrahurë tridhjetvjeçare..
Para marramëndëse që na xhvasin me ligje, paraligje për pajisjen tonë me dokumentacione që i bëjnë kastile me ndonjë mangësi, mungesë në mënyrë që të “detyrohen” ti ribëjnë, plotësojnë me ndonjë vkm, ndonjë shtesë ligjore në mënyrë për të na grabitur edhe për vitet në vijim.
Në cilin shtet të botës bëhen kartat çdo 5-10 vjet sikur jemi emigrant në vendin tonë. Në çdo shtet normal bëhen vetëm një herë në jetë, (raste të veçanta që mund të ribëhen) dhe jo çdo vit si tu teket kryeministrave, ministrave, drejtorave, sekretarëve për të marrë përqindjen e marrveshjeve nën dorë dhe me firm.
Ah, saje pushtokraci trepartiake pse ore bajga radioaktive paret e gjyqit tuaj do paguajmë ne edhe për kopilat tuaj??
Jo more jeni shumë të lezeçëm..
Kujtoni se u bë deti kos dhe ju do bëni zhytje në gjakun e mundin tonë??
Ju gënjen kaplloqja!! Garanci do paguani të gjitha këto me ligj!
Informacion më i detajuar në linkun e mëposhtëm;
https://www.aleat.al/al/pasaporte-biometrike.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *