Ad
Organizimi fisnor në veriun e Shqipërisë ka luajtur një rol të rëndësishëm

Organizimi fisnor në veriun e Shqipërisë ka luajtur një rol të rëndësishëm

Ad

Organizimi fisnor në veriun e Shqipërisë ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e traditës shqiptare dhe identitetin etnik e kombëtar shqiptar. Turqit në fund të shek. XIV dhe në gjysmën e parë të shek. XV rrënuan sistemin social të ndërtuar mbi bazat e shtetit serb dhe atij bizantin. Kurse gjatë sundimit të shteteve serbe dhe bizantine ka mundësi të jetë shpërbërë organizimi fisnor i shqiptarëve tëprejardhur nga ilirët. Pra, me shpërbërjen e këtyre organizimeve, në fshatrat shqiptare dhe vllahe fillon të rritet blegtoria. Këta fshatra blegtorie të cilët qenëagresiv dhe vitalë dhe meqë kërkonin hapësira të gjera për bagëtitë e tyre, duke gëlltitur fshatrat që ndodheshin nëzonat rrafshinore, kishin eliminuar edhe institucionet sllave dhe bizantine. Fshatrat që mbijetonin nëpërmjet organizimit fisnor dhe institucionit të gjakmarrjes,në kohën e turqve formuan njësistem të fuqishëm fisnor dhe u zgjeruan deri në brendësi të zonave rrafshinore .Këta fise në shekujt XVII dhe XVIII nëpërmjet institucionit tëbajrakut u bënë pjesë të sistemit ushtarak turk. Këta fise që ishin nën komandën e Bajraktarit të tyre, merrnin pjesë nëpër luftërasëbashku me forcat turke. Mosmarrëveshjet e mëdha shqiptaro-turke në shek. XIX erdhën si rezultat i rrënimit të organizimit dhe autonomisë fisnore nga turqit, krijimit të një administrate qendrore,përpjekjet për reforma bashkëkohore, dhe sidomos sistemi i ri i tatimeve dhe procesi i dërgimit të ushtarëve në ushtrinë e re (nizam-i cedid). Në mbrojtjen e autonomisë së fiseve është interesante rritja e njëpasnjëshme e lehtësirave të përfituara nga sulltanët . Mbi të gjitha, organizimi fisnor që rrënoi shtetin serb dhe atë bizantin, duke u ringjallur sërish në kohën e turqve, luajti një rol të pamohueshëm nështrirjen etnike të shqiptarëve. Këta fise, ashtu si malazezët, deri diku kishin arritur të ruanin vetëqeverisjen e tyre, dhe aq sa duhet t’i faleminderojmëata për shpirtin e tyre luftarak dhe pozitat gjeografike, po aq duhet të faleminderojmë edhe administratën turke. Për shkak se administrata turke duke pasur një eksperiencë dhe traditë të madhe në vendosjen e raporteve me fiset beduine dhe duke njohur mentalitetin dhe organizimin e tyre, në sistemin e saj kishte arritur t’i integrojë si tërësi unike. Edhe nga vendimet e gjykatësve kuptohet se janë konsultuar pleqtë dhe ligjet e traditave të tyre. Këta fise jepnin njëharaç mesatar, por ishin të liruar nga tatimet tjera. Konfliktet midis këtyre fiseve dhe turqve para shek. XIX ndodhnin vetëm kur administrata turke tentonte t’i rriste tatimet, si dhe kryengritjet e malësorëve të cilët ndonjëherë ndikoheshin nga agjentët e huaj që vepronin në Ballkan.
Siç kemi thënë edhe më herët, deri para pushtimit turk, në qytetet bregdetare si Ulqin, Shkodër, Durrës dhe Vlorë, prania e elementëve të huajë qe tepër e madhe, ndërsa popullata shqiptare shumë e vogël, për të mos thënëe papranishme. Kemi shumë arsye jo vetëm të hamendësojmë por edhe të pretendojmë për ndryshimin e strukturës së popullatës të qyteteve të sipërpërmendur pas pushtimit turk. Është një realitet i ditur se kur turqit merrnin një qytet, një pjesë të banorëve të tij i shpërndanin, me dëshirë ose me dhunë i dërgonin nëpër vende të largëta, ndërsa një pjesë tjetër e qytetarëve eliminoheshin, veçanërisht kur qyteti pushtohej dhunshëm. Nga historitë turke dhe Barleti e dimë shumë mirë se ç’ndodhi me qytetarët e Shkodrës. Idriz Bitlisi në veprën e tij ‘Hesht Bihisht’ flet për fatin e kalasë së vjetër në rrethinën e Shkodrës. Në lidhje me Lezhën lexojmë se si ushtarët e krishterë ‘heqin dorë nga mbrojtja e kalasë dhe liderët dhe komandantët të cilët kishin ardhur nga Evropa për ta mbrojtur këtë kala, për të shpëtuar jetët kërkojnë leje që bashkë me familjet dhe pasuritë e tyre të hipin në anije dhe të dalin në det’. Në të njëjtat histori thuhet se në kohën e pushtimit të qytetit të Shkodrës, paria e qytetit të rrethuar paskësh kërkuar që qytetin ta dorëzojë pa rezistencë. “Sipas kësaj marrëveshje, për të kapërcyer ushtrinë e kalasë nga Venediku qenkan dërguar pesë anije të mëdha. Udhëheqësit dhe komandantët turq e pranuan këtë marrëveshje dhe kështu kalaja shpëtoi nga duart e qufarëve” . Sigurisht që gjendja në qytetet tjera ka qenë e njëjtë. Në vend të banorëve të vjetër, turqit nëpër qytete sillnin banorë të rinj, në rëndë të parë artistët. Nëse duhej ringjallur ekonomia e një qyteti, përveç banorëve myslimanë, në te vendoseshin edhe banorëtë krishterë. Përveç kësaj, siç ka konstatuar dhe N. Todorov , nëpër qytete vendoseshin banorët e fshatrave, dhe është mëse e vërtetë se shumica e banorëve që jetonin jashtë qyteteve ishin shqiptarë. Kështu pat filluar shqiptarizimi i qyteteve bregdetare. Në shek. XVIII, këta qytete shndërrohen në qendra të kulturës orientale. Në këto vise lind një letërsi shqipe e shkruar me alfabet arab , gjithashtu në shumë raste shqiptarët veprat e tyre i shkruanin në gjuhët orientale . Kështu dhe, në qytetet si Shkodra u vendosën banorë shqiptarë të cilët nuk kishin jetuar aty më parë. Se sa të rinj janë banorët e Shkodrës flasin edhe raportet e Ahmed Xhevdet Pashës . Sipas regjistrimeve të tij, mbiemrat e qytetarëve myslimanë të Shkodrës janë ose sipas fiseve malësore ose sipas fshatrave nga kishin ardhur. Sikur të vazhdonte procesi i filluar njëmijë vjet para ardhjes së turqve, athua do të kishte shqiptarë në këta qytete? Një pyetje e tillëështë shumë e logjikshme.
Për të kuptuar si duhet politikat e turqve me krijimin e sistemit të Timarit (sistemi i pronave, shën. i përkth.) në Shqipëri dhe Ballkan, vepra e shkencëtarit të mirënjohur turk, prof. Halil Inalxhik , Arnavut Defteri 1431/2, na ofron të dhëna shumë të rëndësishme. Kjo vepër në një masë të madhe ndriçon edhe periudhën para turqve. Siç kuptohet nga ky Defter, nga gjithsej 335 timare, sipahijtëvendorëtë krishterë kishin 56 timare, ndërsa të ardhurat e feudalëve myslimanë ishin dhjetë herë më të mëdha se të atyre të krishterë. Këtu shohim edhe një shpronësim/shuarje të hovshëm tëklasës feudale vendore. Ata që dëshironin të ruanin pozitat dhe koncesionet materiale qenë të detyruar të pranonin fenë islame, dhe kështu hynë nëklasën sunduese të shoqërisë. Feudalët shqiptarë në një masë të madhe duke shfrytëzuar këto mundësi, kaluan në fenë islame. Nga 335 pronarë tokash (timarxhi) të regjistruar në defterin e sipërpërmendur të vitit 1432, 175 ishin myslimanë shqiptarë. Kurse një pjesë tjetër ishin sipahij të vegjël, të feudëve, të shërbëtorëve të feudalëve të cilët quheshin ‘gulam-i mir’, thënë ndryshe këta ishin bijtë e feudalëve shqiptarë të cilët ishin islamizuar dhe përgatiteshin të hynin në sistemin feudal të turqve. Në fillim me këta, pastaj nëpërmjet içogllanëve, turqit eliminuan klasën vendore feudale dhe në të njëjtën kohë e përhapën fenë islame. Këta feudalë vendorë të islamizuar ushtronin presion ndaj rrethitku jetonin dhe kështu duke tubuar rreth vetes të afërmit e tyre që kishin pranuar fenë islame, ngjiteshin në pozitat më të larta ushtarake, administrative dhe fetare . Sipas turqve që kishin kuptuar drejt shpirtin kozmopolit të fesë islame, ai që pranonte fenë islame e kishte rrugën të hapur deri në pozitën e sadriazamit (kryeministrit). Në shumë dokumente historike lexojmë reagime ndaj avancimit dhe përkrahjes shumë të madhe të bashkëkombësve të tyre nga shqiptarët që kishin zënë pozita të larta në Perandori. Përshembull, Koxha Sinan Pasha i cili qe zgjedhur pesë herë në postin e kryeministrit, ishte akuzuar se po i avanconte bashkëkombësit e tij shqiptarë në poste të larta në administratën turke . Kjo politikë islamizuese e turqve jo vetëm që ishte në interes të turqve, por ishte edhe në interes të vet shqiptarëve. Sepse shqiptarët qëkishin arritur pozita të larta shtetërore nxitën shtrirjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të shqiptarëve në rajon.
Pas viteve të 30-ta të shek XVII, administratën turke e hasim në një aktivitet të mirëorganizuar në islamizimin e Ballkanit. Pas luftërave turko-venedikase kah mesi i shek. XVII, kleri krishter intensifikoi organizimin e aktiviteteve për të nxitur kryengritje anti-turke, kështu dhe turqit filluan të kërkonin tatime të mëdha nga të krishterët. Në të njëjtën kohë, një i krishter që konvertohej në mysliman, lirohej plotësisht nga këta tatime. Ky qëndrim pati ndikim të madh, sepse shohim se një pjesë e madhe e të krishterëve kalojnë në fenë islame . Si shembull mund të tregojmë Gjakovën, ku brenda 35 viteve, 80 familjekatolike me gjithsej 600 persona kishin kaluar në fenë islame. Por ajo qëështë më me rëndësi për temën tonë dhe qëështë një realitet i pamohueshëm është se sllavët e islamizuar fillojnë të shqiptarizohen. Për këtë do ta tregojmë një shembull. Në historiografinë shqiptare është vendosur kjo tezë: nësenë njërin nga vendbanimet e Kosovës, Maqedonisë dhe jug të Serbisëjetojnë katolikë, aty duhet kërkuar shqiptarë dhe dubrovnikas. Por njëgjëe tillë nuk është e vërtetë. Sipas raporteve të inspektorëve katolikë, tregohet se shumë serbë kanë qenë katolikë. Siç dihet, – siç thotë edhe Bixhi/1610 – gjysma e fisit Kuç ka qenë pravosllavë e gjysma tjetër katolikë, gjithashtu edhe gjysma e pashtroviçëve ka qenë katolik. Petar Masarechi në raportin e vitit 1621 pohon se katolikët e Prizrenit flisnin serbisht dhe shqip. Kryepeshkopi Giergio Bianchi në raportin e vitit 1637 deklaron se të gjithë katolikët e Prokupljes, Nobërdes, Trepçës, Janjevës, Shkupit dhe Malit të Zi flisnin serbisht. Bianchi në Kratova takon shqiptarë të cilët kishin emigruar nga ‘dalli monti di Albania’. Këta ishin shqiptarë katolikë por që flisnin serbisht dhe turqisht. Priftërinjtë e tyre ishin shqiptarë por flisnin serbisht. Tani shtrohet pyetja se çfarëdo të ndodhte me katolikët e Prizrenit, malësisë së Shkupit, Shkupit dhe Trepçës të cilët flisnin serbisht? Mendoj që nuk ka përgjigje tjetër:ose të shqiptarizoheshin e të mbetnin në fenë e tyre ose të konvertoheshin në fenë islame.Ata qenë të detyruar të shqiptarizoheshin, sepse ishin të rrethuar me popullatën shqiptare e cila në këto vise ishte vendosur me ndihmën e administratës turke. Nga ana tjetër, deri kah mesi i shek. XVII, Kuçët katolikë që flisnin shqip duke mbetur bashkë me fiset malazeze në rajonet malore, kaluan në fenë ortodokse dhe zgjodhën gjuhën serbe. Është një realitet i ditur se në Thesali disa shqiptarë ishin vendosur në fund të shek. XIV e disa në fund të shek. XVII. Ata duke zbritur nga këtu u vendosen në Atika dhe Peleponez. Përgjatë vitit 1418 në Peleponez ishin vendosur deri në 18 000 familje shqiptare . Por sot nuk kemi asnjë gjurmë nga shqiptarët e Atikës dhe Peleponezisë. Dhe kjo është mëse e qartë se këta ishin ortodoksëdhe njëherëu asimiluan nëpërmjet shkollës ortodokse romake dhe më pas nëpërmjet administratës dhe në këtë mënyrë u përzien me romanët. Në anën tjetër, pas vitit 1878 në kohën kur disa rajone iu bashkuan Serbisë dhe administrata serbenuk deshi t’i mbante e t’i tjetërsonte shqiptarët që ndodheshin brenda kufijve të saj,pra gjithsej 30. 000 qytetarë i detyroi të shpërngulen nga tokat e tyre dhe kështu shumica e tyre u vendosën në Kosovë . Arsyeja ishte kjo: Këta shqiptarë që ishin myslimanë, njëherë duheshin bërë ortodoksë dhe pastaj të asimiloheshin në serbë, ndërsa një gjëe tillë ishte e pamundur.
Ndryshimet më të mëdha etnike dhe fetare në Shqipërinë Veriore, Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore ndodhën pas luftërave austriako-turke, pra në fund të shek. XVII dhe në fillim të shek. XVIII. Pjesëmarrja e të krishterëve ballkanas në luftërat e nisura kundër turqve u bë një pikëkthesë për politikat islamizuese turke në rajon. Pas këtyre luftërave, Perandoria Osmane ndërmerr politika të hapura islamizuese, sepse e kupton që rendin, qetësinë dhe paqen mund ta kontrollojë vetëm duke islamizuar rajonin. Në këtë periudhë shohim islamizimin masiv të popullit shqiptar dhe të një pjese të popullit serb. Që nga ajo kohë, turqit i vendosën shqiptarëve kushtin e pranimit të islamit nëse donin të zbritnin në rrafshina. Nëtë njëjtën kohë, administrata turke e bënë të mundshme që myslimanët shqiptarë të shtrihen deri në thellësitë e Serbisë . Shqiptarët katolikë nuk i shohim të jenë vendosur në rajone si Kurshumli dhe Prokuplje. Shqiptarët e islamizuar në këtë kohë fillojnë të shtrihen edhe drejt Maqedonisë Perëndimore . Sipas Tahrir Defterit të vitit 1467, nërajonet pa asnjë shqiptar siç qenë Kërçova, Gostivari, Tetova dhe fshatrat përreth Shkupit, islamizohen dhe shqiptarizohen. Sigurisht qëështë interesante të theksohet fakti se në asnjë fshat të shqiptarizuar në Maqedoninë Perëndimore nuk kishte katolikë ose ortodoksë shqiptarë. Islamizimi gjithashtu vendosi mure të forta në bashkëjetesën serbo – shqiptare e cila mbahej e freskët me anë të martesave të përziera mes dy popujve. Prandaj dhe përballë një shumice kaq të madhe shqiptarësh, myslimanët e rinj me prejardhje sllave detyroheshin të shqiptarizohen.Por për shkak se në disa vise malore ose qytete të islamizuara më vonë nuk ekzistonte element shqiptar, qytetarët myslimanë me prejardhje maqedone kishin arritur t’i shpëtonin shqiptarizimit. Kërçova është një shembull tipik për këtë. Në shumë fshatra të Kërçovës shqiptarizimi i elementeve maqedone kishte përfunduar vetëm para njëqind viteve, ndërsa akoma vazhdon procesi i shqiptarizimit të fshatit Baçishte i cili është islamizuar shumë më herët e që akoma banorët flasin maqedonisht. Edhe këtu shkaku thelbësor është feja, sepse fshati Baçishte është i rrethuar me fshatrat shqiptare dhe për këtë arsye nuk ka ndonjë rrezik fetar.
Ndryshimet etnografike dhe demografike në Shqipërinë e Jugut dhe Epir, në të kaluarën pjesë të vilajetit të Janinës, janë një problem në vete. Sipas të dhënave statistikore, përgjatë viteve 70’ të shek. të kaluar, 470 000 banorë të këtij vilajeti flisnin shqip, kurse 155 000 prej tyre ishin ortodoksë . Kur vilajeti i bashkohet Greqisë, të gjithë këta banorë shqiptarë të krishterë u greqizuan nën ndikimin e administratës shtetërore, shkollës dhe kishës, tani këtu nuk mund të flitet madje edhe për një pakicë shqiptare. Por greqizimi i shqiptarëve myslimanë qe i pamundur, sepse këta kishin ikur në Shqipëri ose me rrugë të ndryshme ishin dërguar në Turqi në vend të romanëve. Një pjesë e këtyre shqiptarëve sot mund të gjenden në pjesën Atmejdani të Stambollit. Feja islame ka qenë dhe është pengesa kryesore e greqizimit të tyre.
Në fund, do t’i përmendim disa procese rreth shqiptarizimit të boshnjakëve dhe turqve në Kosovë. Në vitin 1878 pas pushtimit të Bosnjë dhe Hercegovinës nga Austro-Hungaria, një pjesë e myslimanëve braktisin atdheun dhe shkojnë në Turqi. Kurse një pjesë e tyre vendosen në Kosovë. Të gjithë këta janë shqiptarizuar. Atëherë, vetëm në Ferizaj ishin vendosur rreth 100 familje nga Bosnja dhe Sanxhaku. Pas luftës ruso-turke në vitet 1877 – 1878 në Kosovë ishin vendosur rreth 6000 deri 7000 çerkezë . Më vonë një pjesë e tyre emigron në Turqi, por pjesa e mbetur shqiptarizohet. Sot këtu jetojnë shqiptarë me mbiemër çerkezi. Gjithashtu shohim shqiptarizimin e disa familjeve të Sanxhakut të cilat në Kosovë ishin vendosur në periudhën mes dy luftërave, këta në regjistrimet e fundit të popullsisë janë regjistruar si shqiptarë. Siç kuptohet nga statistikat rreth numrit të popullsisë turke në Kosovë, numri i tyre zvogëlohet nga viti në vit. Në qoftë se merret parasysh ulja tepër e madhe e emigrimit të turqve të Kosovës drejt Turqisë gjatë viteve të fundit, atëherë ky fenomen mund të kuptohet vetëm nëpërmjet shqiptarizimit të natyrshëm të tyre. Një proces të shqiptarizimit mund të hasim edhe te popullsia e Gorë’s, mbi Prizren, e cila deri më sot ka ruajtur gjuhën e saj sllave. Viteve të fundit ata po vendosen nëpër qytetet e Kosovës dhe po shqiptarizohen shpejt. Për shkak të fesë, nuk i kanë të ndaluara martesat me shqiptarët dhe kështu mbetet hapur rruga për tu shqiptarizuar. Feja akoma sot e kësaj dite ruan rolin vendimtar në martesa .
Në një punim të shkurtër si ky nuk kishte mundësi të hulumtoheshin detaje të më shumta, kurse këto teza të shtruara kanë nevojë të pasurohen me fakte dhe argumente të reja. Por duke u mbështetur në faktet e deritanishme rezulton se shtrirja e turqve në Ballkan dhe islamizimi i shumicës së shqiptarëve jo vetëm që luajtën rol të rëndësishëm në rrafshin e ekzistimit kombëtar dhe etnik të shqiptarëve, por gjithashtu ata në kohën e turqve patën rastin të kenë një shtrirje etnike në rajon. Të gjithë këto na detyrojnë për kërkime dhe hulumtime nga një këndvështrimtjetër tëhistorisë kombëtare të Shqipërisë nën sundimin turk dhe sigurisht që në këtë kohë duhet pasur qasje më objektive.Po ashtu domosdoshmërisht duhen rishikuar qasjet aktuale të historiografisë shqiptare e cila nuk sheh asnjë element pozitiv në periudhën turke të Ballkanit dhe në islamizimin e rajonit.
Përktheu nga turqishtja: Abdulla Rexhepi

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *