Ad
Opinionistë apo grup interesi ? NGA ARTUR KORRIKU

Opinionistë apo grup interesi ? NGA ARTUR KORRIKU

Ad

E kam shkruajtur dhe do vazhdoj ta shkruaj përsëri problemin e madh që ka kapluar median tonë e për rrjedhojë vendin tonë. E kam fjalën për gazetarët opinionistë dhe për ata të emisioneve gjoja investigative.
Aktualisht opinionistët tanë janë një grup milionerësh të krimbur me dollarë apo me euro. Gazetarë me vila luksoze apo pronarë apartamentesh në lagjet më të shtrenjta. Dhe jo të një apartamenti por të disa të tillë.
Gazetarë me vila nëpër rezorte anë e mbanë vendit. Në cilin vend të botës moderne gazetarët janë milionerë me punën që bëjnë nëpër media, gazeta apo portale?Në asnjë vend.
E njëjta gjë vlen edhe për gazetarët e emisioneve investigative. Edhe pse në moshë të re ,ata janë bërë me vila në rezortet më të shtrenjta të Jonit dhe të Adriatikut. Në çfarë mënyre? duke i vënë gjoba biznesit. Kapin ndonjë shkelje dhe direkt kalojnë në shantazhe e gjobëvënie.Kush nuk pranon të paguajë shumat e majme e shikon vehten direkt në Fletë Rrufe.
Ky takëm? pushimet i kalon ku ti teket,brenda dhe jashtë vendit,në Monte Carlo, Saint Trope, Caraibe, Dhërmi, Palasë etj etj.
Këta të ashtuquajtur gazetarë që gjoja përpiqen të kryejë misionin në shoqërinë tonë i janë vërsulur qeverisë dhe veçanërisht Edi Ramës me të gjitha bateritë për shkelje në sektorë të ndryshëm. Por jo se ju dhimbsen shkeljet qeveritare, por se nuk po marrin dot favoret që kërkojnë apo më mirë shumat e parave që kanë në mend të përlajnë.
Por realiteti është se ata nuk po ja arrijnë dot qëllimit që të sensibilizojnë opinionin publik me analizat e tyre. Vini re në fb se sa pak pëlqime marrin. Vini re se askush nuk i miraton apo komenton shkrimet e tyre, me përjashtim të një grupi të vogël që ka humbur interesat e tyre, kryesisht ish drejtorë sektorësh strategjikë. Emisionet politike ndiqen gjithnjë e më pak dhe në më të shumtën e rasteve për gallatë.
Këta të famshëm gazetarë opinionistë dhe investigativë janë jashtë loje dhe mund të konsiderohen se e kanë përfunduar ciklin e tyre. A mund të jenë ata zëdhënës të masave sikurse i quante këtu e 100 vjet të shkuara Pulitzeri i famshëm?natyrisht që jo.
Me plot gojën tashmë mund të konsiderohemi shoqëri në krizë mediatike.

A.Korriku Durrës me 7 prill 2019

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *