Ad
OFL “lëshohet në sulm”, zbarkon në Shijak për të sekuestruar resortin luksoz

OFL “lëshohet në sulm”, zbarkon në Shijak për të sekuestruar resortin luksoz

Ad

Pas miratimit të paketës ‘Anti-KÇK’, Operacioni Forca e Ligjit tashmë ndodhet në terren, ku ka ndërmarrë aksionin e parë. Paraprakisht raportohet se oficerët e OFL-së kanë nisur një aksion në Shijak, për të sekuestruar pasuritë e fisit të Hajrave, mes tyre edhe resortin luksoz ku u mbajt peng dhe u vra Jan Prenga.
Burime nga Operacioni Forca e Ligjit thanë se po sekuestrohet pasuria e Altin Hajrit në Shkozet, i shpallur në kërkim si i përfshirë në rrëmbimin dhe dhunimin deri në vdekje të 49-vjeçarit Jan Prenga.
Mes të tjerash bëhet e ditur se policia u kishte çuar familjes Hajri një formular për të justifikuar pasurinë, pasi dyshohet se ajo është ngritur nga veprimtari kriminale.
Aktualisht 12 drejtoritë vendore të policisë kanë përgatitur një listë me emrat e të gjithë personave që preken nga ky akt normativ dhe ia kanë përcjellë Departamentit të Policisë Kriminale, e cila po e përgatit atë për ta kaluar në SPAK.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *