Ad
Nuk pranoj faljet dhe as nuk fal, sepse nuk jam as zot e as perëndi

Nuk pranoj faljet dhe as nuk fal, sepse nuk jam as zot e as perëndi

Ad

Nga Genta Kaloçi

“Vetëm Zoti fal!” Herezia njerëzore manipulim i dy pushteteve fetaropolitike!
Kush ka/zotëron dijen dhe nuk e shpërndan është po aq djallëzor sa ai që e përcjell atë pjesërisht masave. (Një tjetër shprehje dalë nga shkrimet tuaja të shenjta).
Ofendimi më i madh që mund të më bëjnë është kur kërkojnë të falur të mbështetur në shprehjen popullore se, “kokë e falur nuk pritet”, dhe në shprehjen “akoma edhe zoti fal”.
Abuzimi që bëhet me faljen dhe kërkes faljen është e jashtëzakonshme, saqë kur doli shprehja më fal u prish dynjaja.
Më pëlqen të bëj ca sqarime që ja kam borxh njerëzisë për shkak të profilit të studimit dhe profesional, si psikologe.
Nuk pranoj faljet dhe as nuk fal, sepse nuk jam as zot e as perëndi, që të bëj diçka të tillë.
Nëse e shikojmë nga aspekti fetar/teologjik ato librat e shenjtë ma ndalojnë, ma përjashtojnë të drejtën e faljes, një veprim të tillë, ku në të cilat shkruajnë për të vdekshmit si ne se;
“Kush është i vdekshëm, njeri, tokësor që guxon ti fali dikujt tjetër fajet, mëkatet, gabimet, krimet, atëherë kryen krimin më të rëndë të Herezisë, sepse i vetmi që mund të fali është Zoti, dhe vetëm Zoti, askush tjetër, përveç Tij!”
Kështu që, meqse më është përjashtuar kjo mundësi veprimi nga zotat dhe perënditë tuaj, ju drejtohem si më poshtë, “kush jam unë që mos ta respektoj urdhër/kërkesën e eprorit tuaj, ndërkoh që për ju ai është shumë i rëndësishëm dhe me vlerë?!”
Me të drejtë do thoni, “mos u tall, ti je ateiste nuk beson në këto gjëra!”
Kjo është e vërtetë, por kjo nuk do të thotë se, nuk respektoj faktin se, ju besoni në shokun e fantazisë tuaj dhe nuk tallem, as nuk e kundërshtoj kërkesën e bërë prej Tij duke ju urdhëruar të mos abuzoni me kopetencat dhe përdorimin e emrit të tij.
Në këtë rast ka dy rrugë, nëse pranoni se ju mashtroni me zotat tuaj, atëherë edhe ju s’do e merrni si tallje arsyetimin tim që bazohet në krijesën e fantazisë tuaj. Hidhni poshtë ato që kërkoni në emër të zotit si justifikim/argument në mënyrë, që mos ta përmend edhe unë si kundërargument të shkrimeve të shenjta (të cilat 99.99% nga ju nuk i njeh) ndaj jush dhe besimeve tuaja.
Një sjellje të tillë ma dikton deri në një farë pike edhe profesioni si psikologe, të mundohem të kuptoj marrëzinë tuaj dhe marrdhënien që keni me krijimin e një figure të tillë nga fantazia për të manipuluar bashkëkrijesat tuaja njerëzore dhe deri në ç’pikë arrin çmënduria juaj.
Profesioni ma ndalon të fyej krijesën e fantazisë tuaj, as ti gjykoj ato që, mos t’ju rëndoj gjëndjen e brendshme psikoemocionale dhe të mos zhvilloheni në qënie problematike për shoqërinë. Por kjo s’do të thotë se nuk do ju përshtas metodën e terapisë sipas rastit dhe problematikës suaj. Në bazë të shkencës psikosociale nevoja dhe krijimi i shokëve fantastikë është një sjellje problematike dhe mbahet nën vëzhgim, monitorim të kontrolluar nga psikolog, në mënyrë që mos të dali si sjellje e përgjithshme dhe të alteroj marrdhëniet me të tjerët në publik. Në momentin që ky shoku/miku/ëngjëlli/profeti/zoti me të cilin flisni komunikoni që ju dikton se çfarë të bëni dhe jo, është në gjëndje të fjetur dhe deri në kontakt vetëm me ju, atëherë kjo nuk konsiderohet problem social, por problem personal psikoemocional dhe duhet të jeni nën kontrollin e vazhdueshëm të psikologut. Ndërsa nëse ky i fantaksuri i botës suaj së brendshme fillon e komunikon në emrin tuaj dhe bëhet sjellje problematike me rrethin tuaj familjaroshoqëror dhe më gjerë në shkallë sociale, shteti dhe botëror atëherë, ju keni nevoj për tu institucionalizuar, në klinikë psikiatrike, (një shkallë më e rëndë sesa për psikolog), sepse jeni nën ndikimin e halucinacioneve dhe duhet t’ju vishet zhurlomandia duke ju përcaktuar si rrezik i madh për shoqërinë. Me pak fjalë akoma edhe shkenca me fenë i kanë të ndara dhe të përcaktuara shumë mirë kornizat e funksionimit të tyre duke mos u mbivendosur në veprimtarinë e tyre. Gjithmonë nëse e marrim të mirqënë shkallën e çmendurisë dhe vetshkallimit tuaj të besimit fetar.
Gjithashtu duhet të përmendim se në ato shkrimet e shenjta Ai thotë:
“Njeriu është shëmbëlltyrë nga shëmbëlltyra ime”, me këtë shprehje abuzoni duke e marrë si të mirëqënë hapësirën që ju lë për të “falur” meqse jeni pjesë e tij dhe të ngjashme me të. Gabim thelbësor dhe parimor me këtë shprehje nga e gjithë bota e besimeve fetare me yshtjen e pushteteve laike, një barazim djallëzor për të manipuluar dhe për të marrë faljen e masave të paditura dhe injorante nga gjeneza. Loja e fjalëve që përdoret prej të gjitha palëve mes përafrimit, të ngjashëm, por jo plotësisht të njëjtë e të barabartë, me kopetenca të njëjta, por me disa përjashtime të vogla, janë thelbësore dhe themelore në aspektin teologjik dhe filozofik.
Këto detaje bëjnë diferencën midis besimtarit hyjnor, besimtarit/përfaqësuesit manipulues dhe idhujve pseudoprofetë, sepse siç dimë sërish nga analiza e shkrimeve të librave tuaj fetarë se, “djalli fshihet gjithmonë në detaje”.
Abuzimet me dëshifrimin e shprehjeve nga sharlatanët e vetquajtur përfaqësues fetarë dhe ata politikë është arma më e fortë për të bërë zap njerëzimin duke kultivuar injorancën në farën e tyre riprodhuese.
Me pak fjalë, duke përmendur përjashtimet e ligjit dhe rregullores së Zotit tuaj, është shumë e qartë se, nuk mund të fal e as nuk mund të më falin.
Falja dhe përgjegjsia janë dy pamje të së njëjtës monedhë. Falja bashkangjitet me përgjegjsinë që përkthehet në ndëshkim të ligjeve laike ose fetare (hyjnor/qiellor/natyror).
Pikërisht kjo është domethënia e shprehjeve të librave tuaj të shenjtë me të cilat abuzoni ju dhe pushtat e pushtetit fetaropolitik.
Të paktën unë e kam të qartë vijën e kuqe midis meje dhe zotit tuaj, pavarësisht se, ai është krijesë e fantazisë tuaj sesa e fantazisë sime fetaropolitike. Megjithatë pavarësisht këtyre fakte argumente të renditura më lart që ju kundërshtojnë më së miri në rrugën e marrëzisë suaj sërish unë ju kthehem në mosbesimin dhe mosrespektin tuaj ndaj meje si Ateiste se, “Ky është thelbi i demokracisë dhe i respektimit të mendimit ndryshe.”
Ju kërkoni budallenj në 8 miliard krijesa dhe keni qënë gjithmonë me fat, duke krijuar ushtri budallenjsh, ndër qindra mijra vite, por ka gjithmonë Krijesa që ju shkruajnë me ka(j)ro në çdo kohë, epokë, periudhë të historisë njerëzore.
Herezia është krim i rëndë në të gjitha format e shfaqjes, që nga abuzimi me profetët, mentorët, shpëtimtarët e rremë, falja e mëkateve dhe dërgimi në parajsë nga pseudoprofetët e vetshpallur në shekuj me emra e tituj të ndryshëm si krishti, mesia, muhamet, buda, fatimja, e virgjëra mari, maria magdalena, nxënës e profetë, (feja e krishtërimit, katolicizmi e të tjera nënkategoritë e tyre), ose nga klani familjar i fesë myslimane, islam, bektashinj, dervish, bektashinj e të tjera nënkategori të saj, (krushq, nuse e dhëndurë të përfshirë si figura hyjnore për përfitime vetjake).
Rrjedhimisht dalim në termin idhuj, formulimi dhe krijimi i tyre si një domosdoshmëri për të përqëndruar dhe drejtuar vëmendjen e njeriut drejt figurave manipuluese për ti nënshtruar në emër të fesë dhe politikës së idhujve të botës tregtare në shoqërinë kapitaliste të mbiprodhimit dhe mbikonsumimit.
Idhujt – terminologji, që përfshin veprimtari të ndaluar nga librat tuaj të shenjtë për të treguar adhurim ndaj tyre duke i quajtur si krijesa hyjnore.
Idhujt, janë skllavërimi i njerëzimit nëpërmjet pseudoidhujve, pseudoprofetëve fetarë që gjenden në të gjitha fetë pa përjashtim dhe në botën moderne janë krijimi i idhujve nga bota e mbikonsumit të përcaktur nga ekonomia e tregut të lirë.
Me pak fjalë, për ta mbyllur këtë sqarim/arsyetim në mënyrën më të thjeshtë për shumicën/turmën/masat, që nuk dinë çfarë besojnë dhe përse besojnë në mënyrë që mos të kapen gafil nga dy pushtetet më të egra të të gjitha kohërave që ka njohur njerëzimi, feja dhe politika e kapitalit.
Feja ime është feja e rilindasve, e luftëtarëve për lirinë e kombit dhe luftëtarëve (komunistë) për çlirimin e ardheut. Feja ime është vetëm Njerëzimi/Shqiptarizmi.
Ps. Teksti një grusht i fortë stomakut ndaj intelektuhalëve dhe analëve të pushtetit mediatik, akademik dhe politik që me injorancën e tyre tendencioze mbajnë në errësirë dhe manipulojnë të gjitha shtresat sociale të shoqërisë për interesa të ngushta personale.
Gjithashtu është një shqelm bythëve për çirakët e kategorive të lartpërmendur që gjenden në të gjitha shtresat sociale dhe shiten për çorbën e radhës.
Nëse nuk kuptoni rilexojeni, rilexoni, studjoni, kërkoni, kjo është rradha e gjërave deri sa të thithni diçka në ato kokat tuaja të mbushura me bajga të shumëllojshme. Nëse keni terminologji të pakuptueshme, përdorni google wikipedia ose google translate/përkthim.
Me pak fjalë, qartë, bukur, saktë, ndalohen rreptësisht komentet idjote, tendencioze, që tregojnë nivelin e ulët të botkuptimit tuaj.
Prandaj dashamirësisht, për këtë tekst dhe të gjitha tekstet e mia pa përjashtim të botuara ndër vite, ju lutem, uleni bythën e studjoni se, nuk jeni në orën e divanit të psikoanalizës. Të jeni të kënaqur që ju bëj terapi pa pagesë/falas, nëpërmjet këtyre teksteve, në kohën e kapitalit ku parja të thyhen kokën e nuk ju lë të afroheni as te dera e psikologut me portofolin bosh. Në një kohë që ju masin kokën, jetën me spango pushtat fetaropolitik duhet tu kundërviheni duke përdorur trurin dhe llogjikën tuaj.
Të më jeni mirënjohës deri në pafundësi! Kaq!

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *