Ad
“EKSPOZITA SHQIPËRIA SOT”

“EKSPOZITA SHQIPËRIA SOT”

Ad

Nga Alba Dajlanaj

Ne kohen e monizmit mbaj mend ne qender te Tiranes qendronte hapur ekspozita me titull “Shqiperia sot” si simbol i arritjeve dhe perparimit te shqiperise dhe shqipetareve te “lumtur ” e te ” ngujuar ne kafaz “, tingellon pak ironike por ishte interessante si ide kjo ekspozite.

Por edhe sot mund te ngreme nje ekspozite me te njejtin titull “Shqiperia sot ” dhe kjo jo per ironi por per vazhdimsi ,sepse asgje nuk ka ndryshuar nga ai sistem ,mendoj vetem forma ka ndryshuar por permbajtja jo! Kisha deshire ti beja nje panorame produkteve qe prodhon sot Shqiperia per te mbushur nje ekspozite te tille!

Ne fakt duhet te pranojme qe si popull shpetuam nga te “ngujuarit ne kafaz ” por si per ironi te fatit kemi hyre ne nje kafaz tjeter ,do ta quaja kafazin e nje apatie ,e nje “Apatie sociale ” dhe qendrojme ashtu per me shume se dy dekada e gjysem dhe e ushqejme kete apati me nje llomotitje pa fund nga mengjesi deri ne mbremje .
“Llomotitja” ne fakt eshte nje fenomen abstrakt ,por shume e fuqishme per te mbajtur gialle nje shoqeri te tere.

Dhe i kemi bere nje shtrat kaq te gjere e te rehatshem kesaj llomotitjeje ku ajo zjen ne bare ,kafene,ne jeten virtuale gjithashtu deri ne mbremje ,ah ne mbremje ….ne mbremje ajo mer nje pamje te sofistikuar ,ajo kalon ne ate shtratin e saj modern e te legjitimuar mediatik ,ne shtratin e gjere te nje analize politike sociale .

Dhe populli yne politikdashes mbasi ka llomotitur gjithe diten po’ per te njejtat tema ,ne mbremje kthehet e i shikon perseri keta analiste e politikane si perendi ,a thua se do te degjojme ndonje profeci ,pra te urte ” e te bindur” bejme rolin e spektatorit dhe shikojme cdo mbremje spektaklin menxyre te politikaneve tane !

Une kisha deshire miqte e mi ti hidhnim nje sy te vemendshem kesaj “ekspozite ” imagjinare por me produkte teper reale te shoqerise sone ne keta 27 vjete .

Qe ne hyrje te kesaj ekspozite te bien ne sy toka te lulezuara me kanabis, me tej shikoj trafikante droge qe siu dridhet qerpiku ,ministra te korruptuar ,ministra mafioze, me tej shikoj nje qeveri qe lengon nga korrupsioni, shikoj nje te ashtequajtur “reform ” ne drejtsi qe kerkon te kapi peshq ” te medhenj qe sgjendet rrjete qe ti zere. Vazhdoj me tej ne ambjentet e kesaj ekspozite , shikoj nje media qe mbahet ne pune me llomotitje te perseritura,rraskapitese madje ezauruese per gjendjen e brishte te apatise se ketij populli .

Nje media qe analizon pa fund, politikane qe ngrene gishtin kunder njeri _ tjetrit por nuk kane asnjeher kurajo tia drejtojne vetes….

Vazhdoj ,kureshtare eci me ne thellesi te ambjenteve te kesaj ekspozite ,shikoj nje Shqiperi te vogel por me dy pole te ngurta : nga njeri pol shuuum te pasur nga poli tjeter shuuum te varfer pra nje Shqiperi pa nje klase te mesme.

Vazhdoj te eci brenda kesaj ekspozite me keqardhje dhe e deshperuar kerkoj Eliten e ketij populli por nuk e shikoj gjekundi ……

Shikoj nje popull qe rri urte ….shume urte ,qe rri e degjon dhe shijon shijen e hidhur te ketij spektakli makaber politikanesh,te ketij teatri te madh tragjikomik qe mban peng per me shume se dy dekada e gjysem endrren krahethyer te shqiptareve per nje Demokraci te vertet!

Kjo eshte e tmerrshme !
Ne fakt gjithmon me ka munduar nje pyetje qe ja bej vetes , kujt i intereson te ezauroje kaq shume kete popull ?
As besim ,as shprese nuk shoh vetem ajo qendron stoike ” llomotitja ” , ah e tmerrshme cfare ironie !

Nje vullkan qe zien e nuk shperthen !!
A nuk mendoni te nderuar miq se sot eshte koha te heqim kete perde apatie e te pagezojme kete vullkan qe zien me emrin Revolucion !?

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *