Ad
Një ushtrim për të pasur kontroll mbi veten- Shikim sy në sy!

Një ushtrim për të pasur kontroll mbi veten- Shikim sy në sy!

Ad

Nga GENTA Kaloçi – Një ushtrim për të pasur kontroll mbi veten.
Shikim sy në sy!
Në fëmininë dhe adoleshencën time kam kaluar nga faza të ndryshme, nga e ndrojtur, e tërhequr, e turpshme, pa fjalë, në arrakate, e dhunshme, gojë pisët dhe nga ana tjetër me të rriturit të më tërhiqnin gjithmonë vëmendjen sesi duhej të ishte një vajzë, zonjushë e denjë për familjen, shoqërinë, martesën, krushqinë.
Pa shumë gërr vërre fjalësh ishte një fazë që më erdhën të gjitha në maj të hundës dhe nuk po gjeja rehat me veten e të tjerët.
Një moment fillova të kuptoj se pika ime e dobët ishin sytë, se tërhiqesha pas shikimit për shumë kohë direkt në sy.
Pasi identifikova problemin tim, vendosa të bëj një ushtrim të vogël që më mbizotëroi duke e tejkaluar masën dhe e përdorja gjithandej e përherë.
Shikim direkt në sy pa i lëvizur sytë dhe as qepallat. I ngulitja diku, dikujt deri sa të detyrohej pala tjetër ti ulte.
Argëtim i paparë përgjatë adoleshencës sime deri në rininë time. Një ushtrim sjellje që më solli shumë “probleme” të çastit, por njëkohësisht në fund dilja se isha në rrugën e duhur.
E praktikoja kudo në lagje, shkollë (fillova në Berat dhe kryesisht në Athinë) në shoqëri, në autobuz, nga dritarja e makinës kur ndalonte te semafori. Kryesisht ishte një ushtrim domethënës që njëkohësisht kontrollon botën tënde të brendshme, por edhe luan me faktorin e jashtëm deri në nështrim të plotë.
Thellësia jonë e brendshme është mburoja jonë. Sytë janë mburoja e thellësisë tonë dhe aty reflektohet sesa me fund ose pa fund është ajo. Nëse nënshtron atë, mund të mendosh se je i fuqishëm.
Por nëse nënshtron, ose siç ju pëlqen disave të përdorin termin sugjestionon tjetrin me një shikim, atëherë je i plotfuqishëm.
Kombinimi i të dyjave me alterime të ndryshme të bën të pathyeshëm.
U bëra kaq e varur saqë herë herë sillte mjaft probleme, por në shumicën e rasteve ishte një ndjesi e papërshkrueshme sesi mund të kesh zotërimin e vetes dhe ti mbivendosesh tjetrit vetëm me një shikim.
Ky akt ushtrim nuk ishte vetëm zbavitje, por edhe stërvitje e brendisë time për ta kontrolluar nëpërmjet syve dhe asaj që shifja përreth e nëpërmjet tyre.
Fillova jo vetëm thjesht të shikoj, siç bëjnë të gjithë, por të vështroj/vëzhgoj më thellë, të analizoj çdo lëvizje, mimikë, të syve, këndin e kokordhokut, të fytyrës dhe më gjerë për të kuptuar e dëshifruar natyrën njerëzore në sjelljet e tij të mëvonshme.
Arrita deri aty ku të zëvendësoj fjalët me shikime. Bezdia ime fjalët. Flas nga halli e kur ka vajtur thika në palcë, se përndryshe fjalët i konsideroj të tepërta.
Të gjithë shohin, por nuk vështrojnë/vëzhgojnë, që është shikimi në thellësi ku gjenden përgjigjet që kërkojmë.
Ju tregova një “sekret” personal, por që e di gjithë bota, kështu rritet konkurenca, por më i miri fitoftë.
Mund të bëhet më e vështirë përballja me ju, por do të ishte më e bukur se të detyron të gjesh e të kërkosh më në thellësi cilësi të tjera përveç vetkontrollit dhe sugjestionimin te të tjerët me vetëm një shikim/vështrim.
Për tu ushtruar vetëm mund të filloni në shtëpi, në oborr, në banjë, duke e ngulitur shikimin, sytë në një pikë dhe mos i lëvizni, ulni, mbyllni, tërhiqni sytë deri sa të bindeni se e keni mposhtur pikën në mur, tavan, ose dysheme.
Qëndroni për disa çaste dhe e përsërisni disa herë në ditë, çdo ditë deri sa të ndjeni se mund ta provoni edhe me njerëz të tjerë. Filloni me ata që ju e ndjeni veten rehat, pa shumë pyetje përgjigje si lojë, me familjarë, shoqërinë e të tjerë.
Një eksperiment në kushte dhe ambjent të kontrolluar në mënyrë që mos të nxisi rrezik të madh për sigurinë personale.
Thelbi i këtij eksperimenti është të fitosh mbi pikat e tua të dobta dhe jo të nxitësh elementët kriminal që janë bërë kryefjala e jetës sonë në këtë epokë të mbrapshtë. Prandaj këshillohet se nuk rekomandohet për fillestarë të provokojnë kriminel të lagjes e më gjerë, nëse do përfundosh pleh organik.
Koha jonë e dikurshme na lejonte të eksperimentonim në mënyra e me individë të ndryshëm në jetë. Albanistani është bërë vend i një rrezikshmërie të lartë ku mund të gjendesh i vdekur brenda sekondave. Jemi kthyer në Meksikën, Kolumbinë e Europës për nga rrezikshmëria dhe vdekshmëria përgjatë dhjerokracisë tre partiake pd, ps, lesheli dhe bishtajet e tyre në pushtetin e tyre apsolut kriminal në dëm të njeriut, shoqërisë, ambjentit.
Eksperimentet gjithmonë bëhen kur kontrollojmë dhe i kemi nën hyqmin tonë disa faktorë të jashtëm në një ambjent të izoluar. Ky është fillimi pastaj avash avash e zgjeron fushën/ambjentin/subjektet ndaj të cilëve e ushtron të cilët variojnë sipas individit dhe problematikave të tij të brendshme.
Me pak fjalë kryesore është të identifikojmë saktë brenda nesh, vetes se çfarë na bezdis, pengon, shqetëson, ose ato veçori/gjëra që nuk na pëlqejnë, që ta aplikoni sa më saktë ushtrimin për të përfituar sa më shumë prej tij.
Nëse e bëni automatikisht si një robot pa mendimin e thelluar që përmblidhet në ato që përmenden më lart të jeni të sigurt se asgjë nuk do ndryshoj te ju thjesht do e bëni si diçka për tu mburrur, treguar të tjerëve pa ndonjë përfitim në brendinë tuaj.
Provojeni! Mbase fitoni vetkontroll, vetpërmbajtje, thellim në mendime, mbase disa nga ju nuk fitoni asgjë…
Gjithçka varet nga ju!
Kujdes! Kohët kanë ndryshuar dhe një ushtrim i tillë vend e pa vend me element kriminalë dhe njëkohësisht nuk keni byth të mbroni veten, por do të mbeteni viktima nuk këshillohet të bëhet.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *