Ad
Një shtet ligjor…

Një shtet ligjor…

Ad

Kjo do të thotë që pas çdo ligji duhet të ketë drejtësi.

Drejtësia duhet të jetë synimi më i lartë i ligjit. Ne shohim shpesh herë raste kur njerëz të pafajshëm dënohen e vuajnë, ndërsa fajtorët i shpëtojnë dënimit të merituar.

Ne shohim raste kur njerëz të ndershëm nuk arrijnë të kenë sukses në përpjekjet e tyre, ndërkohë që të tjerë, njerëz të pandershëm, pasurohen dhe përfitojnë padrejtësisht.

Shteti i së drejtës është ai sistem ligjor, në të cilin çdo individ merr nga sistemi atë që me të drejtë i takon, përfshirë të gjitha të drejtat natyrore e ligjore, që s’mund t’ia marrë apo tjetërsojë askush—as shteti, as individë të tjerë.

Problemi është se, në mjaft raste, edhe kur ligji është i mirë dhe i drejtë, mënyra se si administrohet ai nga një gjyqtar mund të jetë e padrejtë. Roy Cohn, një ndër juristët amerikanë më në zë në vitet 1950, i njohur për rolin e tij në gjyqin e Rosenbergëve dhe për bashkëpunimin e tij me senatorin famëkeq Joseph McArthy, thoshte: “Mua nuk më duhet të di se ç’thotë ligji; unë dua të di se cili është gjyqtari”

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *