Ad
Një portier tipik “Majeri”  JANI KAÇI 60 MINUTA NË FUSHËN TIME

Një portier tipik “Majeri” JANI KAÇI 60 MINUTA NË FUSHËN TIME

Ad

JANI KAÇI
60 MINUTA NË FUSHËN TIME

JANI KAÇI, një ndër portierët shqiptarë më modern. Me një fizik e konstrukt të rrallë, potent, elegant, mbetet një ndër talentët e mëdhenj të futbollit kombëtar. Një kolos i vërtetë, pasi ishte vetëm 20 vjeç kur shkëlqeu. Elastik në lëvizje, një interpretues modern i këtij roli. Një portier tipik “Majeri” me një sens pozicioni natyral dhe kapje të mirë të topit. Fluturonte në zonë duke pushtuar dhe zotëruar ajrin në tërësinë e zonës. Nuk linte asnjë hapësirë bosh brenda saj, aq sa të shtinte frikën në dalje. Një ndër pikat më të forta, një lider për skuadrën. I konsideruar një ndër numrat 1 më të famshëm shqiptarë, skuadra e parë dhe e fundit është Skënderbeu, ndonëse ka mbrojtur si titullar edhe portën e Labinotit, Partizanit, Kombëtares në kulmin e momentin e tyre magjik. Kampion i Ballkanit, me ekipin kombëtar Shpresa.
Tri herë e kanë marrë klubet si përforcim: Vllaznia e Shkodrës, kur luajti kundër Austrisë së Vjenës, Dinamo e Tiranës kur luajti kundër Dinamos së Zagrebit dhe Labinoti i Elbasanit në Kupën Ballkanike, kur luajti kundër AS Tergu Muresh në Rumani.
Vetëm 6 ndeshje me përfaqësuesen. Kujtimin e fundit e ka me portierin Shumaker, pikërisht në takimin në “Qemal Stafa”, pas të cilit nuk luajti më me ngjyrat kuqezi për t’ia lënë vendin Mustës, ashtu si kur iku nga Partizani.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *