Ad
Nje pallat i dale jashte funksionimi. Per koicidence vetem dje ne rrugen Bardhok Biba

Nje pallat i dale jashte funksionimi. Per koicidence vetem dje ne rrugen Bardhok Biba

Ad

Nga Dritan Lajçi – Sepse ne kete vend te gjithe bejne nga pak te zgjuarin. Shikojeni me kujdes foton e meposhtme. Te gjithe i kane vendosur depozitat e ujit ne pjesen e taraces qe nuk perkon me taracen e apartamentit te tyre por te shkalleve. A thua se ajo pjese e taraces nuk i perket te njejtit pallat ku ata banojne. 18 depozita uji. Rezultati?!! Nje pallat i dale jashte funksionimi. Per koicidence vetem dje ne rrugen Bardhok Biba ne qender te Tiranes ne bashkepunim me Bashkine e Tiranes shmangem nje tragjedi te mundshme ku 7.5 tone depozita uji pikerisht ne taracen e katit te 6 te nje pallati rrezikonin ta shembnin ndertesen shumekateshe qe kishte pesuar plasaritje nga mbipesha per shkak edhe te termetit. Qe nga dje ato depozita jane taposur dhe nuk do jene me funksionale. Nderkohe qe ajo qe me la pa fjale ishte naiviteti me te cilen banoret e atij pallati nuk vleresonin jeten para nje depozite uji. Po ne si do ia bejme pa depozite tani-me qahej nje nga banoret e po atij pallati qe inxhinieret e kishin vleresuar te rrezikuar. Dhe pastaj ejani dhe me thoni te kam rixha fajin e termeti!

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *