Ad
Një nga pikat ku policia rrugore e gabim është ajo që vetë kodi rrugor e ka sanksionuar

Një nga pikat ku policia rrugore e gabim është ajo që vetë kodi rrugor e ka sanksionuar

Ad

KAPITULLI 5
NORMAT E SJELLJES
Neni 138
Parimi bazë i qarkullimit
Përdoruesit e rrugës duhet të sillen në mënyrë të tillë që të mos paraqesin rrezik ose pengesë për qarkullimin dhe në mënyrë që
në çdo rast të respektohet siguria rrugore.
Sjelljet e veçanta, përveç atyre të parashikuara në kapitujt e mësipërm, janë përcaktuar në normat në vazhdim.
Neni 139
Shpejtësia
Është detyrë e drejtuesit të mjetit të rregullojë shpejtësinë e mjetit në mënyrë që, duke pasur parasysh karakteristikat, gjendjen
dhe ngarkesën e mjetit, karakteristikat dhe gjendjen e rrugës, trafikun, si dhe çdo rrethanë tjetër të çfarëdo natyre, të mënjanohet çdo rrezik për sigurinë e njerëzve dhe mallrave dhe çdo shkak tjetër që krijon çrregullime për trafikun.
Drejtuesi i mjetit duhet të ruajë gjithmonë kontrollin e mjetit dhe të jetë në gjendje të kryejë të gjitha manovrat e nevojshme në
kushte të sigurta, veçanërisht frenimin e menjëhershëm të mjetit brenda kufijve të fushëpamjes dhe përpara çdo pengese të mundshme.
Veçanërisht drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë në pjesët e rrugës me fushëpamje të kufizuar, në kthesa, në afërsi të
kryqëzimeve dhe shkollave, ose vendeve të tjera të frekuentuara nga fëmijët, të treguar me sinjale të caktuara, në pjerrësi të forta, në kalime
të ngushta ose të rënduara, në orët e natës, në rastet e fushëpamjes së
pamjaftueshme për shkak të kushteve atmosferike ose për shkaqe të
tjera, gjatë kalimit në zona të banuara ose në pjesë të rrugës, anash të
cilave ka ndërtesa.
Drejtuesi i mjetit duhet ta zvogëlojë shpejtësinë deri në ndalim
afër kalimeve të këmbësorëve dhe në çdo rast kur këmbësorët që
ndodhen në rrugë, vonojnë të largohen ose japin shenja hutimi, si dhe
kur me afrimin e mjetit kafshët që gjenden në rrugë japin shenja
frikësimi.
Drejtuesi i mjetit nuk duhet të bëjë garë në shpejtësi.
Drejtuesi i mjetit nuk duhet të qarkullojë me shpejtësi të
zvogëluar deri në atë masë sa të paraqesë pengesë ose rrezik për
qarkullimin normal.
Dispozitave të këtij neni i nënshtrohet edhe drejtuesi i
biçikletës, i kafshëve tërheqëse, të barrës dhe të shalës.
Cilido që shkel dispozitat e pikës 3 dhe 5, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
Kur bëhet fjalë për shkelje të kryera nga drejtues mjeti të
përmendur në pikën 7, gjoba është nga dyqind e pesëdhjetë deri në
një mijë lekë.
Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë :
Për të gjithë miqtë e mij që mendojnë të sillen si njëri.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *