Ad
Një mbret kishte dhjetë qen të egër. Ai i përdorte për të torturuar dhe ngrënë shërbëtorët

Një mbret kishte dhjetë qen të egër. Ai i përdorte për të torturuar dhe ngrënë shërbëtorët

Ad

Një mbret kishte dhjetë qen të egër. Ai i përdorte për të torturuar dhe ngrënë shërbëtorët që bënin gabime. Njëri nga shërbëtorët dha një mendim të gabuar, dhe mbretit nuk i pëlqeu aspak. Kështu ai urdhëroi që shërbëtori të hidhej te qentë.
Shërbëtori tha: “Unë ju kam shërbyer për dhjetë vjet, dhe ju më bëni këtë? Ju lutem, më jepni dhjetë ditë para se të më hidhni tek ata qen!” Mbreti pranoi.

Në ato dhjetë ditë, shërbëtori shkoi te roja që kujdesej për qentë dhe i tha që do të donte t’u shërbente qenve për dhjetë ditët e ardhshme. Roja u hutua, por pranoi dhe shërbëtori filloi të ushqente qentë, t’i pastrojë ata, t’i lajë dhe t’i sigurojë të gjitha llojet e rehatllëkut.
Kur mbaruan dhjetë ditët, mbreti urdhëroi që shërbëtori të hidhej te qentë për ndëshkimin e tij. Kur ai u hodh brenda, të gjithë u çuditën kur panë qentë që lëpinin këmbët e shërbëtorit!
Mbreti, i bezdisur me atë që po shihte, tha:
“Çfarë u ka ndodhur qenve të mi?”
Shërbëtori u përgjigj: “Unë u shërbeva qenve për vetëm dhjetë ditë, dhe ata nuk e harruan shërbimin tim. Megjithatë, juve ju kam shërbyer për dhjetë vjet dhe ju i keni harruar të gjitha, në gabimin tim të parë!”
Mbreti e kuptoi gabimin e tij dhe urdhëroi që shërbëtori të lirohej.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *