Ad
NGA SHENASI RAMA HESHTJA E FRIKSHME E AUTOREVE NE TIRANE…

NGA SHENASI RAMA HESHTJA E FRIKSHME E AUTOREVE NE TIRANE…

Ad

Ka nje mase te madhe njerezish me tituj, grada e emer ne shtetin shqiptar qe heshtin shurdhueshem. jane me dhjetramijera profesore, doktore, autore, shkrimtare, aktore, gazetare, shkrimtare, letrare, perralltare, e natyrisht me dhjetramijera poete te vlresuar me mijera cmime kombetare, nderkombetare, lokale dhe familjare. cfare po bejne keta qe duhet te jene shembuj te sherbimit publik?

Hic. Asgje. asnje pipetime. Shumica jane ne boten e tyre dhe e shohin kete qe po ndodh me indiference. ne fakt, jane si minjte qe hane ate copen e djathit, ndersa anija mbytet. edhe po u mbyt anija, tafti-bafti, do gjejne anije tjeter, dhe po nuk gjeten do te jene te famshem mbas vdekjes. Me e bukura eshte se fyhen shume po t’u thuash se dhjetramijera profesoret, autoret, shkrimtaret, gazetaret dhe dhjetramijera poetet, ne vecanti, nuk i lexon njeri as para vdekjes, as mbas vdekjes bile edhe kur te jene duke i varrosur nuk do ti lexojne.

Edhe me e bukur akoma eshte se keta fyhen po te mos jesh si ata. me nje fjale, minjte te masin me sa djath ha, si din te gjesh nje vrime ku te futesh, dhe si te ecesh pa u ndjere. kesaj keta i thone sjellje e duhur dhe qibare. sjellja e miut eshte modeli per minjte. miu nuk e kupton ujkun, as macen anipse e ka shume frike. dhe natyrisht mendon se macja nuk sillen ne menyren e duhur. gjithkujt hakun, dhe ketyre, edhe minjve, po ashtu hakun qe meritojne.

Megjithate, heshtja e tyre eshte ndoshta aspekti me i frikshem i kesaj qe po ndodh ne shtetin shqiptar. Kur shtetet jane ne gjendje te tille krize te thelle e te gjithanshme, deshtimi per t’u marre me politike eshte deshtimi me i madh i nje intelektuali. eshte jonormale me besue se je dikushi kur jeton ne kohen e askushit, i rrethuar nga boshlleku i thelle moral, dhe i sunduar nga te semure psikike e kriminele psikopate.

Me nje fjale, kjo heshtja e autoreve, profesoreve, doktoreve, gazetareve, shkrimtareve dhe dhjetramijera poeteve eshte nje arme e tmerrshme ne duart e krimit politik qe neutralizon shoqerine. kur po mbytet anija duhet me kene notar me shpetue veten dhe dike tjeter. Keta duan cmime, diploma, falenderime, mirenjohje, nderime, dhe ne fund te fundit, nje rroge mjerane per te cilen shesin shpirtin sepse heshtin, e heshtin shurdhueshem kur shoqeria me shume se kurre ka nevoje per aktivizem politik. me shume se kurre ka nevoje per njerez qe moralisht e menderisht ta mundin te keqen publikisht. kjo eshte fitorja e pare e madhe qe cliron shoqerine. e keta nuk kane asnje gje me thene.

Sepse, meqe nje pjese e madhe e te ashtuquajturve intelektuale, autore, profesore, doktore, gazetare, shkrimtare, analiste dhe e dhjetramijera poeteve te vjeleresojne vetem po perdore nje citat nga dikush qe njihet une po kujtoj dike si Dante Alighieri qe pervec Komedise Hyjnore shkroi nje nder traktatet me interesante De Monarchia dhe qe tha se “vendi me i erret ne ferr, eshte ndare per ata qe heshtin ne kohe krize te thelle morale.” dhe Dante, besnik i ideve te veta, mbeti ne mergim vetem sepse nuk pajtohej me te keqen. E di qe thelle-thelle as keta dhjetramijera profesore, autore etj. etj. mund te mos pajtohen me ate qe po ndodh, por kjo s’ka asnje rendesi. me heshtjen e tyre ata jane kthyer ne veglen me te ndyre e te perbuzshme, ne lastikun e politikes se krimineleve sundues me nje fjale prezervativet e kohes sone, te sterperdorur, e prape te hedhur me neveri nga te gjithe sunduesit e radhes.

● – RRJETAT.COM

 

 

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *