Ad
Nga Muharrem Xhafa / Meritat e Enver Hoxhës i njeh dhe i nderon popull !

Nga Muharrem Xhafa / Meritat e Enver Hoxhës i njeh dhe i nderon popull !

Ad

LAVDI PKSH (PPSH)!
(8 Nëntor 1941)

Meritat e Enver Hoxhës i njeh dhe i nderon popull !

Po publikojnë me shkurtime, me rastin e 8 Nëntorit, ditës së themelimit të PKSH-së, pjesën e fundit (përmbyllëse) të librit “Enver Hoxha ka bërë shumë për Kosovën”, shtypur në Ferizaj, që del në qarkullim më 17 nëntor 2019.

Materiali është me interes, po, për facebook, është pak i gjatë. Ndaj mund të lexohet nga ata që janë të interesuar ose që kanë durim!

……Enver Hoxha, themeluesi i PKSH-së, Komandanti i Përgjithshëm i LANÇ-it, burri i shquar i shtetit, që ngriti në piedestalin e kombit Skënderbeun, Ismail Qemalin, të rënët për lirinë, pavarësinë, ndërtimin e mbrojtjen e atdheut të të gjitha kohëve, arriti ta rreshtonte Shqipërinë e vogël në Aleancën e Madhe Antifashiste anglo-sovjeto-amerikanë të popujve fitues, kur vende më të mëdhenj të Ballkanit e të Europës, u rreshtuan me forcat hitleriane të Boshtit Romē-Berlin-Tokio!
Enveri bëri epokë si çlirimtar, sepse udhëhoqi Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe popullin shqiptar, që nga viti 1941, në arritjen e fitores historike tē LANÇ-it (29 nëntor 1944) mbi pushtuesit e huaj nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre vendës, në dhënien fund të monarkisë zogiste, në sigurimin e çlirimit të plotë të Shqipërisë e vendosjen e pushtetit të ri popullor, të lirisë së vertetë, në rikthimin vendit të pavarësisë së humbur!
Pa udhëheqjen e Enver Hoxhës, LANÇ-i – lufta më e madhe heroike në historinë e vendit tonë, nuk do të kishte fituar. As Shqipëria nuk do të ishte çliruar e nuk do të ishte socialiste!
Enver Hoxha i ka vlerësuar si e meritonin rolin e kontributet e aleatëve perëndimorë anglo-amerikanë gjatë Luftës, po nuk lejoi që misionet e përfaqësuesit e tyre të ndërhynin në punët e brendshme të udhëheqjes së Partisë e të LANÇ-it dhe as që vendi të kthehej me anë të luftës civile në një Greqi tjetër të Ballkanit.
Enver Hoxha bëri epokë si udhëheqësi i lavdishëm i Partisë së Punës të Shqipërisë (PKSH) e strategu i ndërtimit dhe mbrojtjes së socializmit, i konsilidimit të lirisë e pavarësisë së atdheut, si themeluesi e farkëtuesi i pushtetit popullor socialist, si atdhetar i madh, që i ngriti atdheun e popullin në nivele të paparë zhvillimi historik, shoqëror, kulturor, arsimor, ekonomik e ushtarak.
I tërë vendi ynë u zhvillua në të gjitha anët e tij, në fshat e në qytet. Shteti e populli shqiptar u bënë zotë të fateve të veta me Enverin, udhëhequr prej tij.
Çdo vepër e ndërtuar e çdo vlerë e krijuar në socializëm u dedikohet punës, djersës dhe mundit të shqiptarëve krenarë, të cilët nuk i detyroheshin kujt për asgjë. Askush nuk flente nën ura e shpella, s’kishte lypës e të papunë, as drogë, ankth e strese, as taksa, as gjakmarrje, as pasiguri për jetën, as krim të organizuar! Falas ishin për të gjithë njerëzit e në çdo skaj të vendit (edhe për të humburit e Luftës, të burgosurit), arsimi, shërbimi shëndetsor e spitalor, ilaçet. Falas ishin (thuajse) qeraja e shtëpive në qytet, uji e drita elektrike! S’kishte racizëm, po drejtësi, njerëzit ishin të barabartë para ligjit e në jetë, mosha mesatare e jetës së njeriut arriti të ishte mbi 71 vjet, ndërsa popullsia e vendit mbi 3 milionë e gjysëm banorë.
S’guxonte kush të nëpërkëmbte e të prekte kufijtë e shtetit shqiptar socialist. Kush e provoi e pësoi.
Shqipëria, kur ishte gati e çliruar në gjithë territorin e saj, anijet luftarake të flotës angleze kërkuan të zbrisnin forcat ushtarake në tokën shqiptare, në Sarandë. Po kërkesa iu refuzua nga Shtabi I Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare dhe Komandanti i Përgjithshëm i saj, Enver Hoxha. Ata insistuan me arrogancë, “duke i njohur vetes të drejtën si aleatë” dhe vendosën të zbarkonin! Po vendi kishte zot! Enver Hoxha, Komandant suprem dha urdhër që mbi kodrat rreth Sarandês të zinin pozicion luftarak forcat partizane shqiptare dhe u dergoi lajm anglezëve : “Në qoftëse do të zbarkoni në tokën shqiptare, do të derdhet gjak..” Komanda aleate angleze u zmbraps, sepse ishte e bindur se do të derdhej gjak! Vetëm një gjeneral i madh si Enver Hoxha mund të merrte guxim in për të dëbuar nga ujërat shqiptare anijet luftarake sovjetike të kohës së Hrushovit, njëra ndër dy supëfuqitë e botës!
Një udhëheqës i madh komunist, që Pablo Neruda e krahasonte me lartësitë e Himalajave, mund të ngrihej kundër Hrushovit të “paprekshëm” në Moskë, në mbledhjen e 81 partive komuniste e punëtore të botës (1960).
Sigurisht që kishte të pakënaqur edhe në socializëm, po ishte një pakicë e vogël njerezish. Bota borgjezo-kapitaliste, që ishte tallur dhe kishte ndarë e përçarë dikur Shqipërinë për interesa të të tjerëve, nuk mund të bënte më “lojëra” me atë pakicë, se vendin e qeveriste Enver Hoxha dhe në fuqi ishte populli!
Enveri nuk lejonte askënd të bënte korrupsion, se ishte vetë i pastêr; ishte i ashpër me njerëzit e armiq e të korruptuar, po i dashur me masat e popullit. S’ka rreth e zonë të vendit që të mos ketë shkelur këmba e Enver Hoxhës e të mos jetë ndalur Enveri për të kuvenduar me njerëzit në ditë gëzimesh e fatkeqësish, në mot të mirë e të keq.
Enver Hoxha u bë udhëheqës i madh popullor, se e donte populli, që e lindi e e rriti dhe sepse kishte besim të palëkundur në forcën gjigande të tij.
Gjithë qenien e vet Enver Hoxha e vuri në shërbim të përparimit të Shqipërisë.
Enver Hoxha bëri epokë pas Marksit, Engëlsit, Leninit e Stalinit si vazhdues besnik e pasurues i denjë i veprës së tyre, udhëheqës i proletariatit botëror e klasik i marksizëm-leninizmit, internacionalist i mençur, burrë i madh guximtar kundër falsifikatorëve të historisë, të marksizëm-leninizmit e revizionistëve modernë, titistë, hrushovianë, eurokomunistë, kinezë, i
përkthyer në gjuhët kryesore të botës dhe i lexuar prej njerëzve të punës e të dijes.
Udhëheqës me kujtesë brilante e orator i rrallë, Enver Hoxha kuvendonte shtruar me punëtorët e kooperativistët, me të rinjtë e të moshuarit, me gratë e vajzat, me partizanët veteranë e pensionistët, me minoritarët, me artistët e shkrimtarët, me mësuesit, me ushtarakët, me intelektualët e shkencëtarët.
Politikan i tipit të ri proletar, vepra e mësimet shumëdimensionale të Enver Hoxhës frymëzonin e frymëzojnë për punë të mëdha, ishin e janë udhërrefyese për komunistët marksistë-leninistë, për proletarët dhe popujt përparimtarë të botës, u japin përgjigjen e duhur problemeve të zhvillimit botëror!
Dijetar e filozof, shtetar i përmasave botërore, shkenca marksiste-leniniste e socializmi gjetën në përsonalitetin e shqiptarit të madh, Enver Hoxha, njeriun e pajisur me cilësitë e nevojshme, për t’i mbrojtur, zbatuar e pasuruar ato në kohë të reja e në realitetin shqiptar. Përvoja e kontributi i Enver Hoxhës për mundësitë reale të ndërtimit e të mbrojtjes së socializmit me forcat e veta, edhe në një vend të vogël e të rrethuar nga bllokada imperialiste e socialimperialiste, veprat e tij kundër imperializmit e revizionizmit modern ne pushtet e jo në pushtet, eurokomunist, prognozat për to, kanë vlerë botërore.
“Imperializmi e Revolucioni”, njëra ndër veprat madhore të tij, është bërë nga librat më të lexuar deri edhe prej liderësh e intelektualësh të rëndësishëm botërorë!
Njerëzit e popullit “gozhdohen” dhe sot para ekranit të televizorëve e të facebook-ut jo për nostalgji, po për të dëgjuar e parë Enver Hoxhën në një kongres a inaugurim (përurim), në një mbledhje ndërkombëtare në Paris a në Moskë, para monumentit të Pavarësisë në Vlorë a vizite në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, në aksionet e rinisë të Bregdetit a të Hekurudhës, në filmat dokumentarë e artistikë, në festën e ujit në Koplik a në Dragobi e Valbonë, në vizitat në familje, në paradat e parakalimet e 1 Majit e 28-29 nëntorit, në festivalet e Gjirokastrës, këngët e këshillat në familjen e thjeshtë të tij, në zhdukjen e pasojave të tërmeteve etj.
Asnjë imponim nuk kishte! Shqipëria kishte të drejtë të krenohej edhe me bujqësinë e blegtorinë socialiste e industrinë e saj, me prodhimet e ushqimet bio, me artin, kulturën e letërsinë, me folklorin, me shkencat e albanologjjisë, me Universitetin e Akademinê e Shkencave, me mbrojtjen e fuqishme të popullin ushtar, që “derdhej” në punë për begatinë e për mbrojtjen e vendit të vet, me emrin e mirë në botë të atdheut të tij.
Si është e mundur pyesin gjeneralet e botës, që të ketë qenë kaq e fuqishme Shqipëria e Enver Hoxhës, sa të fortifikonte e strehonte Migët në mal, nëndetëset në shkëmbinjtë e detit, të strehonte tanket, artilerinë, njerëzit?! Po të ishte kjo thjesht për “shtërngim rrypi”, kurrë nuk behej! Ju flet Tirana” dhe “Zëri i Shqipërisë – zëri i së vërtetës” priteshin me padurim nga proletariati e komunistët e vërtetë të planetit! Bota mbante vesh! Fjala e opinioni i Republikës Popullore Socialisite të Shqipërisë zinin vend e dëgjoheshin me respekt në OKB. Shteti shqiptar respektohej dhe kishte marrëdhënie (lidhje) diplomatike e gati edhe ekonomike e kulturore me rreth 110 shtete të botês!
Enveri ishte një gjeni, i kishte hije edhe kur qeshte, edhe kur derdhte lotë nga emocionet! Asgjë s’kishte artificiale te Enver Hoxha! I rreptë, kur prekeshin interesat e popullit e socializmit, i dashur sa s’bëhet me punëtorët e kooperativistët, me fëmijët, kur hidhte valle me ta kapur për dore mes tyre. Gjithçka : veprimet, qëndrimet, sjelljet, emocionet, lëvizjet e Enver Hoxhes ishin në harmoni me përsonalitetin e tij.
Enver Hoxha shpërthente tek shihte rininë e studentët e Kosovës të vriteshin e gjakoseshin në luftë me serbët për Kosovën Republikë në Prishtinë, Gostivar, Ferizaj, Tetovë, Prizren, Pejë, Podujevë e gjetkë, të cilët frymëzoheshin në rrugën e fitores nga Isa Boletini, Hasan Prishtina, Shota e Azem Galica, Bajram Curri, Sef Kosharja, Idriz Seferi, Sulejman Vokshi, Fazli Grajqevci, Abdyl Krasniqi, që, siç shkruan për të, Bedri Tahiri u bënë frymëzues brezash.
Enveri, tek i përkëdhelte me duart e tij, u jepte frymë e fliste me bustet e monumentet, me të rënët; i bënte edhe ata “të flisnin”! Po, udhëheqësi nuk bëntë gjumë të qetë kur populli prekej nga ndonjë fatkeqësi e natyrës, ndjente dhimbje dhe do të gjente kohë të merrte rrugën për të shkuar pranë njerëzve, si në dimrin e 1967-s, kur tërmeti në Dibër shkaktoi dëme e plagë të rënda, kur, në prillin e 1979-s, një tjetër tërmet i rëndë goditi fort Shkodrēn, Lezhën e zona të tjera të veriut të Shqipërisë, kur shirat e rrëmbyeshëm “shembën” Moglicën në juglindje të vendit, etj., etj. Dimri duhet t’i gjejë njerëzit “brenda në shtëpitë e reja” urdhëronte Komandanti. “U tha, u bë”, kjo ishte deviza! Dhe puna bëhej para kohe e shtëpitë ishin falas nga shteti, edhe më të bukura, edhe më komode!
Enver Hoxha bëri epokë si mik e edukator i madh i rinisë, besnik i klasës punëtore, i popullit e interesave të tij, i minoritarëve, njeri i kulturës, dijes, arsimit, shkencës, i emancipimit të gruas e gjithë shoqërisë, njohës i thellë i traditave, zakoneve e psikologjisë kombëtarë të shqiptarëve. Mishërues e përfaqësues i virtyteve të larta njerëzore, i pranishëm në gëzime e në ngjarje të tjera të popullit, kudo dhe sot flitet, këndohet e ngrihet dolli për Enver Hoxhën. Dhe hajde ndali njerëzit me ligj! Kurre nuk arrihet! Plas, o shtet! Populli është besnik i Enverit! Janë plehrat ata që e kanë shitur!
Nesër edhe më shumë brezat do ta kërkojnë e do ta studiojnë Enverin, do të udhëhiqen nga mësimet e Enver Hoxhës, do të kërkojnë këshillën e tij sa herë të ndodhen para një çështje të vështirë.
Enver Hoxha kishte aftësinë të depërtonte thellë në zemrat e njerëzve, t’i çlironte ata nga çdo druajtje dhe të krijonte kushte për të nxitur mendimin e lirë të bashkëbiseduesve. Enveri shprehej thjeshtë, të gjithë e kuptonin mendimin e thellë të tij, ishte modest, edhe pse i madh! Ai kishte pasion për të studiuar e lexuar histori, filozofi, ekonominë, ndiqte të rejat e teknikës dhe teknologjisë, zhvillimet e brendshme dhe të jashtme.
Udhëheqës e burrë shteti i shquar, diplomat i madh, s’e la asnjeherë Shqipërinë pa miq e aleate të fortë, pa e orientuar drejtë tyre me moton “secili zot në shtëpinë e tij”. Ideolog e politikan mendjemprehtë, reformator i emancipimit të jetës shoqërore, armik i zakoneve te vjetra.
Per merita të mëdha, shqiptari i madh Enver Hoxha është përfshirë në Enciklopedinë Botërore, është më i votuari e më i kërkuari në sondazhet e rrjeteve sociale me emër, të organizuara e të realizuara nga organizma botërorë prestigjiozë, i vlerësuar nga burra të mëdhenj shtetesh!
Si heroin e madh kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeun, kombi ynë do ta ruaj e do ta mbajë gjallë në trupin e tij figurën e legjendarit Enver Hoxha si frymëzuesin e atdhedashurisë, të shpirtit të qëndresës, flamur të luftës për liri e progres. Mesimeve e veprës së Enver Hoxhës nuk u ikën koha!
Enveri e dinte se populli nuk i kishte të gjitha, se duke ecur në rrugë të pashkelura do të bëheshin edhe gabime, po ishte i paepur kundër vetëkënaqësisë e fshehjes së të vërtetës, gjithnjë në kërkim për zgjidhje e arritje më të mira në dobi të popullit e atdheut. Ai ishte i rreptë me çdokënd që bënte përpjekje për të çpopulluar e çkombëtarizuat vendin. Emigracioni për Enverin s’ishte zgjidhje, se djemtë e vajzat e Shqipërisë duhet të ndërtonin atdheun e vet. Enver Hoxha e dinte se rinia, jo pak nga vajzat e djemtë emigrantë të popullit, do të ishin viktimat e botës së drogës e prostitucionit, të krimit e dhunës, njëra ndër politikat më të poshtra të çkombëtarizimit të Shqipêrisë. O “zot”, çfarë behet sot në botë me shqiptaret e shqlptarët!
Shqipêria me Enver Hoxhën në krye edhe sot do të ishte socialiste, bota nuk do të mund ta merrte nëpërkëmbë, ta poshtëronte, t’i diktonte synimet e planet e saj antishqiptare! Ishte reformator i madh; i ndryshimeve rrenjësore, burri që i doli zot Shqiperisë! Sa më shumë vite kolojnë, lavdia e Enver Hoxhës shtohet, epoka e tij ngrihet! Kombi shqiptar i detyrohet shumë udhëheqësit! Jo vetëm reaksioni vendës, po i gjithë reaksioni botëror të ngrihet kundër, Gjigandi ndrit! Epoka që e lindi, mban emrin e tij : “Epoka e Enverit”! Enver Hoxha ka përmasa epokale dhe do të nderohet në shekuj. Të jesh luftëtar i papërkulur dhe flamurtar i zbatimit të mësimeve të Enver Hoxhes në kushtet e kapitalizmit, s’është lehtë, po komunistët do të ecin në rrugën e tij, se ajo rrugë u përgjigjet interesave të popullit e socializmit, lirisë e pavarësisë së atdheut.
Enver Hoxha i ka fituar respektin e dashurinë e popullit shqiptar, aspak si produkt i kultit të përsonit, siç shpifin armiqtë e brendshëm e të jashtëm të Shqipërisë dhe socializmit. Tërë njerëzit, jo vetëm komunistët, duhet të mësojnë nga Enver Hoxha si t’i duan e t’i mbrojnë pa u trembur popullin e vendin, si të mbajnë lart flamurin kombëtar dhe frymën revolucionare internacionaliste!
Koha e Enver Hoxhës nuk perëndon! Enver Hoxha ka bërë epokë!
Lavdi!

8 nëntor 2019

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *