Ad
Nga Kastriot DERVISHI – Kishat e shkaterruara në Berat dhe rreth tij

Nga Kastriot DERVISHI – Kishat e shkaterruara në Berat dhe rreth tij

Ad

Kisha e Shën Dhimitrit, shek XIX
Në qendrën e re të qytetit sot, afër katedrales së re të Shën Dhimitrit ka qënë Katedralja e Shën Dhimitrit, bazilikë me tri nefe e cila ishte ndërtuar në mesin e shek të XIX. Ajo ishte një kishë kryesore e madhe me shume anekse, këmbaneri dhe mafil, por që u prish në periudhën e komunizmit dhe në themelet e saj diktatura ndërtoi komitetin e partisë. Në vitin 1922, Kisha e Shën Dhimitrit u shpall katedrale.
Dy piktorë nga Fjonati i Greqisë, Mihali dhe Kostandini kanë pikturuar ikona për këtë kishë. Në mbishkrimet e Theofan Popës shkruhet: 1861 dhjetor 19. Me dorën e Mihalit dhe Kostandinit fjonatëve. Fjala Fjonateve vjen nga Fjonati (Hjonadhes) i Greqisë. Mbishkrimi gjendet në ikonën e Shën Mërisë në ikonostasin e kishës. Piktor Kostandinin nga Fjonati e gjejmë edhe në Kishën e Shën Mitrit në fshatin Drobonik në ikonën e Kostandinit dhe Elenës.
Kjo kishë ka pasur mjaft elementë të ardhur nga Apollonia një ndër to është edhe busti i burrit, shek. I-II e.s. Kjo skulpturë e ardhur nga Apollonia ka qënë e vendosur në murin e Kishës së Shën Mitrit në qendër të qytetit. Phraschniker e përshkruan në librin e tij si dhe nga ky libër kemi edhe foton e kësaj skulpture. Busti ka qënë rreth 60 cm dhe paraqet portretin e një burri me mjekër me kokën të kthyer pak djathtas me flokë kaçurel të shprishur dhe me pamje të vrejtur në fytyrë.

Nga Kastriot DERVISHI – Kishat e shkaterruara në Berat dhe rreth tij.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *