Ad
Nga  Ilir Jano – ”E perse e vraveeeee??? – Me fyu randeeeee..!!!”

Nga Ilir Jano – ”E perse e vraveeeee??? – Me fyu randeeeee..!!!”

Ad

”E perse e vraveeeee??? – Me fyu randeeeee..!!!”
Refren i perditshem eshte bere sot ky dialog i marre nga nje flim shqiptar me teme kohen e luftes. Krime qe ”pushtojne” per ore te tera ekranet e televizioneve…Droge, vrasje, vjedhje,abuzim seksual…Askush nuk quhet i ndershem…Te rinj ” te varur” nga audienca e nje medie te pakontrolluar, qe duket sikur ”lutet” per te pasur sa me shume ngjarje e per ti pasqyruar ato me nje oreks te papare. Nuk e kam per informacionin , se ai eshte i domosdoshem, por per kohen qe ze kronika e zeze. Asnje kod etike, asnje analize se perse ndodhin keto…mjaft te kete ngjarje per ti pasqyruar pambarimisht ne cdo ore te dites deri ne detaj. Perseritje dhe riperseritje deklaratash partiake ku akuzohet si kriminel dhe i korruptuar cdo kundershtar politik, ku cdo vrasje ”vishet” me ngjyra partiake.Akuzohet cdo lloj sistem edukimi, ku vendin e pare e ze shkolla, arsimimi. Kur ne nje vend ti i quan te gjithe drejtuesit te paafte,vrases e hajdute, mjeket i quan kasape, policet bashkepunetore ne krim dhe mesuesit te pafuqishem e te padenje, fatkeqesisht, pergjigja ”e vrava, se me fyu rande” do perseritet.
Sigurisht qe ketu nuk dua te hedh poshte punen, profesionalizmin dhe sakrificen e gazetareve te kudondodhur, por mendoj se nese ne media do ti jepej sa me shume vemendje Artit, kultures, sportit, librit dhe emisioneve formues , aq me pak do kishim te benim me fenomene te tilla…

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *