Ad
Nga Edmond Petraj – Per mostrat dhe sharlatanet ne facebook

Nga Edmond Petraj – Per mostrat dhe sharlatanet ne facebook

Ad

Per mostrat dhe sharlatanet ne fcb…
Pas shume vite ecejakjesh mes forumeve virtuale shqiptare ..FACEBOOK…kam arritur ne mendimin se interneti shpesh eshte parajse e injorances dhe harbuterise se perdoruesve te vet shqiptare.
Shumica dermuese e tyre (por fatmiresisht akoma jo te gjithe)perbehet nga Sharlatane, Plagjiatore, Rrugace, Sherrxhinj,Ziliqare, Mergimtare Qaramane, Bastarde pa Atdhe,”Filozofe”, Derra, Nostalgjike te cilet e ulin shume vleren relative te vete forumeve virtuale shqiptare.
Sot gjithkush mund te ulet para nje tastiere dhe te perdore internetin. Bashke me ate pakice njerezish qe internetin e perdorin per te fituar apo dhuruar vlera, internetin e perdorin edhe te dehurit, drogaxhinjte, rrugacet, matufet, te rrjedhurit, te semuret nervore,ekstremistet fetare te cdo krahu, terroriste, anarkiste,injorante e te tjere sojsezer. Sigurisht e drejta e tyre e pamohueshme ne nje bote gjitheperfshirese.
Kam pare se si perballe furise se vazhdueshme ( e ngjashme me dyndjet mongole) te kesaj turme laramane injorantesh jane “gjunjezuar” dhe “shkallmuar” profesionalizmi dhe dija e specializuar. Shqiptare profesionalisht te certifikuar ne universitetet apo nga institucionet me prestigjioze te Shqiperise, Europes apo te Amerikes, specialiste qe i kane kushtuar nje jete te tere profesionit te tyre,shkencetare, historiane, shkrimtare, artiste, dijetare dhe mendimtare shqiptare, keqperdoren fale internetit nga turma e pafundme e guzhinjereve,kameriereve, pjatalaresve,xhamalaresve, pllakaxhinjve, drogaxhinjve,analfabeteve si te ishin plehra. Mjafton te besh nje vizite ne forumet shqiptare te virtualitetit dhe do bindesh shume shpejt per kete fakt.
Te mahnit lehtesia me te cilen te njejtet njerez anonime pas nje pseudonimi jane “eksperte” te “gjithanshem” ne temat e arkeologjise,historise,teologjise,mitologjise, matematikes, meteorologjise, kritikes letrare, artit poetik,piktures,operes,muzikes,shkences,gjuhesise, astronomise, morfologjise, midhjeve dhe peshkut,ekonomise dhe finances, gjeopolitikes,politikes se brendshme, te jashtme, burses, traktateve filozofike, zgjedhjet parlamentare ne Kenia, borxhin e jashtem te Bregut te Fildishte,traditen eskimeze te qendisjes dhe rolin siperor te nyjeve shquese ne gramatiken mongole etj…etj…etj…
Kam pare se si “rrezohen” si pras para kesaj furie virtuale injoratesh arrogante personalitete si Kadare,Konica,Pipa, Camaj,Koliqi, Kokona, Ekrem Bej Vlora,etj…e me tej ne bote Umberto Eko, Sartri e co,si edhe tere ajo mase gjigandesh te spikatur te dijes boterore qe perfaqesohet nga korifenj te pranuar boterisht si te tille.
Sigurisht dija e certifikuar boterore apo shqiptare nuk peson asgje ne te vertete nga hordhite injorante dhe narciste te shqipove te rinj ne internet apo ne pellgjet virtuale shqiptare. Shqetesimi im ka te beje me faktin se shqipot e rinj me shume pak perjashtime jane protagoniste dhe njekohesisht viktima te nje regresi qe ne trajte rrethi vicioz shkon deri ne urrejtje per sallat e bibliotekave, librarive e shpesh urrejtje per vete librin dhe dijen (se sa per autoret ata prej kohesh konsiderohen si njerez te pavlere per hordhite e shqipove te rinj-produkt anonim i virtualitetit).
Sic duket Interneti ka realizuar pikerisht ate qe nuk e realizoi dot as Marksi dhe as revolucionet bolshevike me teorine e tij per barazine e vlerave mes turmes njerezore. Nese do perifrazoja ate qe thote Shvejku per Burgun e Garnizonit, do te thoja qe ne Burgun e Internetit ekziston nje liri dhe barazi te cilen Marksi dhe socialistet nuk e kane pare as ne enderr… Vetem fale internetit nje analfabet mund te replikoje me nje akademik dhe ta munde ate ne “dialog” dhe “argumenta”. Vetem ne internet nje palaco i pafytyre mund te marre kurajon te perdhose nje profesionist dinjitoz. Vetem ne internet i fshehur pas nje pseudonimi nje coban i rreckosur dhish mund te te hiqet si tregtar i pasur devesh..
.Pseudonimi virtual i inkurajon frikacaket dhe te dobtit (menderisht dhe intelektualisht) shume me teper se shkruesit e letrave te dikurshme anonime anonimati i tyre. Forumet virtuale shqiptare te internetit ne shumicen e rasteve jane parajsa e turmes injorante dhe sketerra e individit te ditur. Jane mjeti me efikas qe turma anonime injorante perdor ne luften e saj gjenetike e te perjetshme kunder individit te spikatur per diturine dhe kulturen profesionale. Interneti i keqperdorur eshte mjedisi ku injoranca njerezore po njeh zenitin e vet. Dhe natyrisht interneti eshte shpikja/mjeti me i keqperdorshem i kesaj bote. Me i keqperdorshem edhe se sa energjia atomike.
Nese interneti do te ishte vetem nje pjese e vogel e jetes se perditshme te shqipove te rinj nuk do shqetesohesha edhe aq shume nga hordhite e tyre virtuale. Por eshte fakt qe per njerezimin interneti po fiton me shume terren se jeta reale dhe ne kete kendveshtrim shqipot e rinj mund te thuhet me plot gojen se JETOJNE TOTALISHT JETEN E TYRE ne boten virtuale te internetit. Aty njihen, miqesohen, dashurojne, urrehen, bejne miq dhe armiq, aty shahen dhe puthen, aty martohen dhe divorcohen,aty shpalosin dijet dhe mosdijet e tyre,( me se shumti injorancen dhe intolerancen e tyre),aty hiqen si te ditur fale copy-paste, aty shesin mend, aty mburren se jane me te mencurit e me te fortet e dynjase, aty bejne marketingun e endrrave te tyre te vogla, aty hane, pine, dhjesin dhe lindin,aty rriten e aty zhvillohen karakteret e tyre, aty marrin perceptimet e tyre baze rreth botes qe i rrethon (edhe ajo virtuale si ata vete), etj..etj.
A mund te permiresohet e ndryshohet kjo situate me shqipot e rinj? Nuk besoj.
E pamundur te ndryshohet.Kete ide ma perforcon edhe niveli i ulet i sistemit aresimor ne Shqiperi. Edhe te rinjte perendimore jetojne ne internet, por jo tere jeten e tyre. Jetojne vec nje pjese te saj. Pjesen tjeter ua mbush shkolla dhe dijet e qendrueshme qe ata marrin ne sistemin edukativ te vendeve te tyre qe shtrihet nga burgjet deri te akademite dhe universitetet. Nese per nje te ri perendimor interneti eshte vecse nje pjese e jetes se tyre, per shqipot e rinj ai eshte e tere jeta e tyre.
Dhe kjo eshte fatkeqesia e sotme. Neser ajo mund te jete mynxyra e madhe kur mendon se ne duart e kujt hordhie injorantesh e sharlatanesh do jene fatet dhe e ardhmja e vendit. Se dijen e vetme ata e marrin nga copy-paste rastesor fale internetit dhe jo si pasoje e studimeve minimale ne fushen ku pretendojne “dijet” e tyre te gjithanshme.Vjen nje cast kur injoranca legjitimohet si normalitet i pashmangshem i shoqerise shqiptare fale faktit qe hordhia e shqipove te rinj injorante te internetit perben shumicen dermuese dhe si pasoje e ketij normaliteti edhe ajo pjese e vogel e vlefshme dhe profesionalisht e aresimuar e rinise shqiptare te mos e gjeje vetveten ne mjedisin mbytes te hordhise dhe te tkurret e te zvoglohet gjithnje e me shume…ose te vazhdoje arratine nga vendi i vet ne ate qe me te drejte quhet rrjedhje e trurit nga Shqiperia.
Se ne c’sketerre mund ta coje nje vend injoranca,dija gjysmake, narcizmi dhe harbuteria kete e kane te qarte shqiptaret me mire se kushdo komb tjeter ne bote…Dhe te mendosh se nga kjo hordhi injorantesh qe perben shumicen e shqipove te rinj do te dalin bashkeshortet e ardhshem dhe prinderit e neserm, eshte lehtesisht e kuptueshme se cfare niveli kulturor dhe edukativ do te kene pasardhesit e tyre…

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *