Ad
Nga Aleksudhi : Kronologjia e sundimtarëve të Beratit mbas viteve 1750, kur shumica e popullsisë kristiane po kthehej në fenë muslimane

Nga Aleksudhi : Kronologjia e sundimtarëve të Beratit mbas viteve 1750, kur shumica e popullsisë kristiane po kthehej në fenë muslimane

Ad

Nga Aleksudhi :
Kronologjia e sundimtarëve të Beratit mbas viteve 1750, kur shumica e popullsisë kristiane po kthehej në fenë muslimane.
Autori radhit sundimtarët e Beratit, Bajram Pashën, Ismail Pashë Velabishtin dhe Ahmet Kurt Pashën. Pas vdekjes së këtij të fundit më 1784, i cili la të birin Mehmetin dhe vajzën e martuar me Ibrahim bej Vlorën, Mehmeti zuri këmbën e të atit, por Ibraim bej Vlora mbas tre vjetësh e detyroi të abdikoj dhe mori vetë sundimin e Beratit, duke qënë i njohur nga Porta e Lartë, ligjërisht, Pasha.
Në vazhdim, autori lartëson Pashanë e Beratit, Kurt Pashën si njeri human dhe i drejtë dhe përmënd veprat e mëdha të ndërtuara në Berat nën kujdesin e tij, për të cilat kujtohen gjithëmonë me respekt.
Më 1798, Ibrahim Pasha fton në Berat të vëllanë Mahmut Beun dhe e vret, me qëllim që të bashkonte distriktin e Vlorës me Beratin nën sundimin e tij.
Vlonjatët të zëmëruar për këtë akt kriminal dhe të shtyrë dhe nga Ali Pashë Tepelena tashmë pasha në Janinë, përgatitën sulmin ndaj Ibrahim Pashës.
Omer Vrioni i porsa kthyer nga Egjypti (1810) me pasuri dhe famën e bëmave atje, i nxitur dhe nga Ali Pashë Tepelena sulmoi Ibrahim Pashën.
Ndërkaq Ali Pasha, shfrytëzoi momentin, erdhi vetë në Berat dhe luajti rolin e ndërmjetsit duke bindur Ibrahim Pashën të lërë pashallëkun dhe të shkojë në Vlorë.
Pas largimit të tij, Ali Pasha pushtoi Beratin dhe caktoi guvernator Omer Vrionin. Më 1812 Berati dhe Vlora iu shkëputën Ali Pashës dhe iu dhanë nga Porta e Lartë të birit Muntas Pashës si guvernator i saj.
Për Omer Pashë Vrionin shkruhen fjalë të mira për besnikërinë ndaj Portës së Lartë, po kështu dhe bijtë e tij, Hysen Pashën, që sundoi për një kohë të gjatë Sanxhakun e Beratit dhe Kahreman Pashën, kajmekani i Beratit

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *