Ad
Nëse një xhami ose kishe nuk goditet për shenjtërinë hyjnore, shkolla nuk goditet për shenjtërinë publike

Nëse një xhami ose kishe nuk goditet për shenjtërinë hyjnore, shkolla nuk goditet për shenjtërinë publike

Ad

Nga Denis Dyrnjaja

Kur sheh pamjet e kësaj vajze që godet me gurë e shkelma derën e universitetit të asociohet situata me turmat që godasin me gurë gratë në Afganistan.

Universiteti nuk është qenie njerëzore, por dhuna brutale ndaj tij dhe për më tepër nga një femër të asociohet me prapambetjen e fiseve afgane që i gëzohen akteve brutale. Është një ngjarje shumë e shëmtuar të shihje një vajzë, një studente të dhunonte në një mënyrë vandale derën e universitetit.

Jam dhe mbështes çdo student në të drejtën e tij dhe të tyre për të kërkuar ato çka shkolla nuk ua ofron sot në cilësi mësimdhënieje ose kushtesh, por kurrsesi nuk mund të arrihet një qëllim duke goditur shenjtërinë që ka shkolla si institucion.

Nëse një xhami ose kishe nuk goditet për shenjtërinë hyjnore, shkolla nuk goditet për shenjtërinë publike!

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *