Ad
Nëse kontrolloni paranë dhe median, mund të kontrolloni gjerësisht

Nëse kontrolloni paranë dhe median, mund të kontrolloni gjerësisht

Ad

Shoqëritë sekrete të Vëllazërisë komplotuan të shkatërronin monarkitë evropiane ose duke i zëvendësuar ato me republika, ose, pak më shpesh, duke e zhvendosur fuqinë e tyre si dhe duke i fundosur ata si drejtues të thjeshtë të shtetit. Një monark i fuqishëm ishte në rregull nëse ai ose ajo i mbështetnin planet e Iluminatit, Elitës për Rendin e Ri Botëror, por nëse ata nuk e bënin këtë ose refuzonin të manipuloheshin, mbi ta reagohej si një bllok serioz, sipas planit të hartuar. Manipulatorët i vrisnin ata dhe shpresonin se pasardhësi do të luante lojën, por kjo nuk mund të vazhdonte të përsëritej pa fund. Një pikëpamje shumë më e mirë e Vëllazërisë ishte zëvendësimi i monarkive me përfaqësues të zgjedhur të popullit, të cilët do të ndërroheshin një herë në disa vjet. Nëse kontrolloni paranë dhe median, mund të kontrolloni gjerësisht: (a) se kush do të vijë në krye të partive politike dhe (b) cilët njerëz do të zgjidhen në qeveri. Ju jepni mbështetjen financiare dhe përdorni rrjetin e shoqërisë sekrete brenda të gjitha partive politike për të manipuluar zgjedhjen tuaj për në majë; aktivizoni median tuaj (të kontrolluar) për të rritur popullaritetin e atij që doni ju të fitojë në zgjedhjet e ardhshme dhe të minoni kundërshtarin e tij apo të saj. Iluzioni që të shkrin së qeshuri e që quhet demokraci, është një mjet i mrekullueshëm për Iluminatin, Elitën Botërore. Kjo ishte krijesa e tyre dhe gjëja e fundit që ju mund ta quani demokraci.

Revolucioni Francez i 1789-s ishte një grusht shteti i Iluminatit, metodat e të cilit janë ripërsëritur herë pas here për të zëvendësuar monarkitë jodemokratike me “parlamentet popullore” jodemokratike. I vetmi ndryshim midis këtyre dy formave të qeverisjes është se njëra ishte qartësisht një diktaturë, ndërsa tjetra është paraqitur si liri. Kur njerëzit janë qeverisur prej një diktatori, në çfarëdo lloj forme, arrin një kohë kur dëshira për të dhënë mendim në punët e vendit do të piqet brenda njerëzve dhe, si rezultat, do të kërkohen format e demokracisë. Njerëzit jetojnë nën një diktator, me fjalë të tjera, e dinë se janë duke jetuar nën një diktator dhe, si përfundim, ata rebelohen. Sistemi që zëvendësoi monarkitë, “demokracitë e gënjeshtërta”, siç i quaj unë, ishte projektuar të jepte iluzionin e “pushtetit popullor”, ndërsa po strukturonte sistemin për të siguruar që pakica të drejtonte të gjithë shfaqjen. Prej manipulimit të ngjarjeve dhe zgjedhjeve nëpërmjet ndërhyrjes së drejtpërdrejtë, korrupsionit ose fuqisë së mediave, Elita do të ishte jashtëzakonisht e sigurt se të zgjedhurit e saj do të bëheshin presidentë, kryeministra dhe emra drejtues ndër qeveri. Njerëzit pyesin se përse këta që ngjiten në majë të politikës, anekënd botës, janë më së shumti ose të korruptuar, ose të paaftë. Mirë, tashmë e mësuat. Ata janë të paracaktuar për të qenë të tillë. Për më tepër, është e vështirë të inkurajosh njerëzit për t’u rebeluar kundër tiranisë së demokracive të gënjeshtërta, sepse ata janë programuar që të besojnë se jetojnë në një demokraci të vërtetë. Me rënien e fuqisë monarkike gjatë revolucioneve të projektuara nga Iluminati, një formë e diktaturës ishte zëvendësuar me një tjetër, por vetëm pak mundën ta dallonin këtë.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *