Ad
Nënshtetësia greke: Dispozitat e reja në vështrimin e juristit

Nënshtetësia greke: Dispozitat e reja në vështrimin e juristit

Ad

Para disa ditësh parlamenti grek votoi dispozitat e reja të paraqitura nga ministria e brendshme, për çështje të marrjes së nënshtetësisë greke.

Ndryshimet që u votuan përfshijnë:

  • Reformim të testit të natyralizimit para Komisionit përkatës, ku kandidatëve do t’u kërkohet t’i përgjigjen 20 nga 30 pyetjeve që përfshin testi.

Pyetjet do të jenë rreth gjuhës, gjeografisë, historisë, institucioneve politike, zhvillimeve aktuale politike.

  • Pyetjet do të përzgjidhen ne mënyrë elektronike dhe rastësisht nga një “bankë” prej 300 pyetjesh, përgjigjet e të cilave do të jenë në dispozicion të interesuarve në faqen elektronike të ministrisë. Ky është një sistem që zbatohet gjerësisht në shumë vende evropiane, SHBA, etj. Testi i reformuar pritet të eliminojë kohën që zgjat shkrimi i protokollit, e cila tani është rreth tre muaj.
  • Shtohet provimi i gjuhës greke me shkrim. Aplikuesit për nënshtetësinë do të japin dhe provim me shkrim dhe duhet të kenë nivelin A1, kurse me gojë, nivel B1.
  • Nuk do të japin provim aplikantët që kanë kryer 3 vite shkollë (gjimnaz ose likio) në Greqi ose kanë çertifikatë të njohjes së gjuhës greke të kategorisë B1 me gojë dhe A1 me shkrim.
  • Për ata që janë me moshë mbi 65 vjeç, do ketë një rregullim të veçantë që parashikon se testi do të jetë mjaft më i lehtë.
  • Personat me aftësi të kufizuar mbi 67% nuk do të japin provim, por vetëm do paraqiten para komisionit.

  • Ulje e tarifave që paguajnë aplikantët për marrjen e nënshtetësisë me paravolon e natyralizimit: nga 700 euro bëhet 550 euro.
  • Në rast se nuk kalon në komision dhe dikush do bej kërkesë për rishikim të dosjes, paravolo është 100 euro.
  • Minoritarët nuk kalojnë në provime të gjuhës.
  • Ata që mbajnë lidhje të ngushta me shtetin Grek por mungojnë deri në 18 muaj rresht nga Greqia, nëse këta kishin aplikuar me përpara për marrjen e nënshtetësisë, procedura pezullohet dhe aplikimi mund të rishikohet në rast se këta kthehen sërish në Greqi.
  • Ndryshon drejtoria e dhënies së nënshtetësisë. Krijohen Drejtoritë Rajonale të nënshtetësisë dhe hiqet kompetenca e nënshtetësisë nga Drejtoritë e Decentralizuara, një ndryshim që pritet të reduktojë kohën e pritjes rreth 9 muaj.

Sipas hartuesve të ligjit të ri, qëllimi i dispozitave të reja është që të racionalizojë, thjeshtojë dhe të unifikojë procesin e natyralizimit (politografisi). Këto ndryshime pritet të lehtësojnë të gjithë emigrantët që dëshirojnë të marrin nënshtëtesinë greke.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *