Ad
Në ‘skanerin’ e OFL-së/ Pas Dashamir Gjokës, i sekuestrohen makinat e blinduara Saimir Taullaut dhe Durim Bamit

Në ‘skanerin’ e OFL-së/ Pas Dashamir Gjokës, i sekuestrohen makinat e blinduara Saimir Taullaut dhe Durim Bamit

Ad

Tiranë- Operacioni Forca e Ligjit pas Dashamir Gjokës u ka sekuestruar makinat e blinduara edhe dy të ‘fortëve’ të tjerë, që janë Saimir Taullau dhe Durim Bami.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në bazë të nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, nxorri urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit. Automjetet e sekuestruara janë në pronësi të shtetasve: S. T., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; D. Gj., banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;D. B., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;Operacioni vijon dhe OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *